/ATSH/ - Dihet ndikimi negativ në shëndetin njerëzor të antenave celulare kur ato shkelin kodin teknik të largësisë nga vendet e banuara. Shpesh ato janë montuar mbi kokat tona dhe të fëmijëve tanë, por nuk meren masa për largimin e tyre deri në distancën e lejuar. Franca nxori një ligj për antenat e celularëve mbi taracat e ndërtesave, në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore nuk do të ketë më as  antenna Wifi.

Në Shqipëri një ligj i tillë as që mund të diskutohet në këto kohë. Ka patur ankesa e denoncime të pafundme të shqiptarëve që i kanë mbi kokat e tyre antenat e fuqishme të kompanive të celularëve. Por, një lidhje e kompanive celulare me sponsorizimin e shumë mediave televizive e të tjera, bën që këto të fundit të heshtin. Po kështu heshtin edhe specialistët e mjedisit dhe ambientalistët