Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me komisariatet e Tepelenës dhe Fierit, ka prangosur një person të rrezikshëm të shpallur në kërkim.
Në fshatin Buz, Memaliaj, përmes operacionit 'Antenat' është prangosur O. A., 28 vjeç, banues në Tiranë (me precedent në mëparshëm penal, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë", "Kanosja", "Vjedhja", "Mashtrimi", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur".
"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në datën 13.10.2020 i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Materialet në ngarkim të shtetasit O. A. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.