Anthony Martial së shpejti
mund të jetë pjesë e La Liga

Anthony Martial së shpejti<br />mund të jetë pjesë e La Liga
Ish ylli i Monaco duket sikur nuk është shumë i lumtur te Manchester United.

Martial nuk ka zënë një vend të përhershëm në formacionet e Jose Mourinho dhe kjo mund të jetë një shtysë e fortë për të vendosur largimin e tij nga United.

20 vjeçari ka qenë shumë kohë nën vëzhgimin e Barcelonës përpara transferimit te “Djajt e Kuq” dhe tashmë ky interesim është zgjuar sërisht.

Edhe nëse Barcelona vendos t’i bëjë një ofertë zyrtare gjatë sezonit të transferimeve në verës 20  vjeçarit, do të jetë e vështirë marrja e firmës së tij pasi edhe Real Madriti është duke shfaqur interes për francezin.

Katalanasit janë gati të paguajn shifrën e transferimit prej 60 milion paund, por çelsi i arritjes së transferimit të Martial në La liga mund të jetë James Rodriguez.

Manchestër United është përmendur shpesh herë për një ofertë të mundshme ndaj kolumbianit dhe një marrveshje e cila do të përfshinte ndërrimin e Martial me Rodriguez, do t’i linte të kënaqura të dyja skuadrat.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas