Antibiotikët miliona lekë
dëm buxhetit të shtetit

Antibiotikët miliona lekë<br />dëm buxhetit të shtetit
Antibiotikët vazhdojnë të përdoren pa kriter, duke shkaktuar jo vetëm milionë lekë dëme në buxhet, por madje duke shkaktuar edhe viktima. Dje, në ditën botërore të antibiotikëve, është deklaruar se keqpërdorimi i antibiotikëve është shkaku kryesor i 30 mijë vdekjeve në Evropë dhe mbi 2 miliardë euro shpenzime për qeveritë.

Por e njëjta situatë ndodh edhe në vendin tonë, ku deklarohet se shkakton miliona lekë humbje buxhetit të shtetit. Pikërisht për këtë arsye, dje në ditën botërore të antibiotikëve, ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se firmosur urdhrin për ngritjen e task-forcës për të kontrolluar rreptë përdorimin e antibiotikëve në sistemin spitalor si dhe për të verifikuar dhënien e tyre me receta në farmaci.

Sipas drejtorit të politikave në ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, farmacitë apo mjekët që abuzojnë me antibiotikët do të mbajnë përgjegjësi. Ndërsa kreu i “Urdhrit të Farmacistëve”, Arjan Jaupllari thotë se problem për farmacistët mbetet fakti se nuk ekziston udhëzuesi që përcakton se cilat janë barnat që duhet të japin me recete.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë