Antibiotikët/ Çfarë kurojnë dhe cilat janë gabimet që duhet të shmangim në përdorimin e tyre?

TIRANË- Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishim me farmacisten Erina Hila, për të folur për antiobikët, çfarë janë dhe si mund të përdoren ato:

‘’Përdorimi antibiotikëve është një ndër terapitë kryesore të përmirësimit dhe përdorimit shumë të gjerë nga patologji nga më të ndryshmet dhe kur ata duhen janë të pazëvendësueshëm por e rëndëishme është të mos mbipërdoren sepse arrihet në fitimin e rezistencës ndaj antibiotikëve, prandaj edhe mjekët nuk abuzojnë me dhënien e tyre’’ tha ajo.

Por çfarë është antibiotiku?

''Antibiotiku është një bar i cili pëdoret për trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga infeksionet bakteriale, domethënë sëmundje që shkaktohen nga bakteret. Antibiotikët I kemi dy llojesh: antibiotikët bakterostatik të cilët thjesht frenojnë zhvillimin e mëtejshëm të baktereve dhe të infeksionit dhe antibiotikët baktericit të cilët e vrasin bakterin. Antibitikët shfrytëzojnë mekanizma jetësorë të bakterit duke I frenuar ato , duke frenuar zhvillimin e mëtejshëm të bakterit dhe zhdukjen e infeksionit.Ato përdoren që në infeksionet banale në një plagë të zakonshme, një prerje apo një djegie e vogël e deri tek infeksionet kërcënuese për jetën, meningitet etj’’ u shpreh ajo.

 Çfarë duhet të kemi parasysh në një mjekim me antibiotikë, dhe cilat janë gabimet që duhet të shmangim?

‘’Një kurim me antibiotikë kur fillohet pavarësisht se përmirsohesh duhet çuar deri në fund, është e domosdoshme, kur e ka gjykuar mjeku që ti je për tu trajtuar em antibiotikë doza duhet të jetë shumë e saktë që mos të bëhen gabime sidomos në pediatric kur përdorim antibiotikë për fëmijët, duhet përgatitur saktë ai shurupi I antibiotikut, duhet përdorur doza e saktë, duhet respektuar orari shumë saktë’’ tha farmacistja Erina Hila.

Ndërsa përsa i përket diskutimeve të fundit sipas të cilave përdorimi i antibiotikëve për Covid-19 duhet shmangur pasi nuk ndikojnë në përmirësimin e shëndetit ajo u shpreh se kjo gjë është e vërtetë sepse ato janë barna që ndikojnë vetëm tek bakteret:

‘’ Nuk kanë asnjë efekt tek viruset, si tek virusi stinor si dhe tek Covid që është virus si dhe tek shumë viruse të tjera’’ përfundoi ajo.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur