'Minuta e artë' që shpëton jetën, nga mbytja te tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës… si duhet të veprojmë sipas specialistit Ylli Merja

Nga mbytja tek tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës, gjendja e të fiktit… cila është ndihma e parë në këto raste emergjente dhe si duhet të veprojmë. Shumica e lëndimeve ndodhin në shtëpi, rrugë apo gjatë aktiviteteve sportive. Reagimi me shpejtësi dhe saktësi mund të shpëtojë jetë në rast urgjence.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal në rastet kur një fëmijë, i rritur apo i moshuar mund të mbytet nga ushqimi. Mbytja ndodh kur diçka - ushqimi ose një objekt tjetër - kapet në pjesën e pasme të fytit. Nëse objekti (ose ushqimi) bllokon majën e trakesë, një person mund të mos jetë në gjendje të marrë frymë. Shkaktarët e mbytjes nga ushqimi tek fëmijët janë: veza e zier, karamelet e forta, molla, kumbulla, rrushi, kokoshkat, mishi i papërtypur mire, të ushyerit duke folur, lodra me sende sferike që mund t’i fusin në gojë.

Në këtë rast marrim fëmijën në dorë. Shpinën e tij e ngjisim tek gjoksi jonë. Vendosim gishtin e dorës së majtë në anus. Parakrahun e dorës së djathtë e vendosim nga barku dhe gjoksi dhe e ngjeshim fort. Në rastin kur kapërcehet një metal i japim të hajë 5-6 llokume dhe më pas të pijë 1 gotë ujë ku kemi shpëlarë 1 dorë lesh dhie. E njëjta taktikë duhet të ndiqet dhe në rastin e një personi madhor. Nëse personi i mbytur është vetëm në shtëpi ai duhet të ruajë qetësinë, të vendosë mbi dysheme një jastëk, të shtrëngojë anusin dhe të lëshohet me forcë mbi jastëkun. Ndersa në rastin kur personi kapërcen gjuhën e kthejmë kokën mbrapa të qendrojë pingul me shpinën. Goja hapet lehtë, gjuha del. Mund të bëhet dhe frymëmarrje arrtificiale.

Një tjetër pikë ku u ndal mjeku popullor Ylli Merja ishte dhe luhatja e tensionit.

Me një luhatje të presionit të gjakut njerëzit mund të përballen në çdo moshë, kështu që të gjithë duhet të dinë çfarë nevojitet për të dhënë ndihmën e parë në rastin e nje presioni të lartë te gjakut. Kjo gjendje mund të ndodhë në ata që vuajnë nga hipertensioni kronik, por dhe njerëz të zakonshëm pas lodhjes ose stresit të konsiderueshëm. Sipas specialistit Merja këto janë veprimet e menjëhershme që duhet të bëni:

  • ·        fusni këmbët në ujë të nxehtë
  • ·        hani 2 thelpinj hudhër
  • ·        pini 1 limon të shtrydhur
  • ·        hidh në 200 ml ujë 2 lugë supe uthull molle ose hudhre

Ndërsa në rastin e një tensioni të ulët, i cili mund të shoqërohet dhe me gjendje të fikti ai këshilloi:

  • ·        vendosni poshtë gjuhës një majë luge kafe kripë
  • ·        pini 1 gotë dhallë me një luge kafe kripë
  • ·        për ta mbajtur më vonë konstant pini 1 gotë çaj me sherebel ose 2 pika vaj sherebeli ose 1 filxhan kafe dhe 15-20 ml raki.

Specialisti i Bimëve Mjekësore u ndal dhe në Hipogliceminë, në gjuhën popullore rënia e sheqerit, e cila mund të ndodhë në individë me sëmundje të ndryshme, por edhe në individë pa sëmundje të caktuara ndodh ajo që njihet si Hipoglicemia reaktive, një “reagim” i tepruar pas një vakti të ngarkuar me karbohidrate. Në këto raste duhet të kontrolloni gjuhën mos ka mbyllur ezofagun si dhe të vendosni pak sheqer poshtë gjuhës.

 

MC/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

TRING NË FESTË MAGJI NË TË GJITHA KANALET

TRING NË FESTË MAGJI NË TË GJITHA KANALET