3700 subjekte në të gjithë vendin janë gjobitur, pasi gjatë kontrollit nga inspektorët e tatimeve janë gjetur me shkelje, ndërkohë 481 të tjera janë mbyllur pasi kryenin aktivitet tregtarë të paregjistruar.
/Shqiptarja.com
Sipas bilancit të Drejtorisë së Tatimeve deri më 26 nëntor 2017 kur është shënuar dhe java e 7-të e aksionit antiinformaliteti, subjektet e kontrolluara janë 19.434, ndërsa me shkelje janë gjetur 19 % e tyre.
834 punonjës për herë të parë në këto shtatë javë sipas tatimeve janë futur në skemën e kontributeve të sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, duke mos punuar më në të zezë. Ndërkohë, detyrimet e prapambetura të bizneseve kundrejt tatimeve për këto 7–të javë arrijnë në vlerën e 1 miliard e 859 milion lekë.
dy.b/shqiptarja.com












