'Anti-informaliteti', zv.ministri i Ekonomisë inspektim në Shëngjin: Aksioni po sjell efekt pozitiv

'Anti-informaliteti', zv.ministri i Ekonomisë inspektim në Shëngjin: Aksioni po sjell efekt pozitiv

LEZHË- Në kuadër të operacionit anti-infomralitet të shtrirë në të gjithë vendin, zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë Elton Haxhi, inspektoi disa subjekte në zonën e plazhit të Shëngjinit, i shoqëruar edhe nga drejtues të Hetimit Tatimor Rajoni Verior.

Duke marrë parasysh aksioni anti-informalitet ka ndëshkuar dhjetra subjekte që janë kapur më shkelje dhe ku jo më larg se sot janë liruar rreth 2800 m2 plazh në zonën e Kunës në Shëngjin, zv.ministri ka deklaruar se tashmë falë këtij operacioni kemi shtim të ndjeshëm të numrit të kuponëve të prerë.

 “Është një tregues jo pozitiv, por që shërben për të ndërgjegjësuar pjesën tjetër të tatimpaguesve, si edhe ata që janë konstatuar me shkelje. Plani Operacional do të vazhdojë të zbatohet dhe efektet e tij po ndihen. Kemi shtim të ndjeshëm të numrit të kuponëve të prerë, rritje të xhiros, si dhe të subjekteve të reja që janë regjistruar në muajin korrik, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, çka tregon se kemi pasur ndikim në përputhshmërinë me legjislacionin tatimor”, tha zv/ministri Haxhi.

Sipas drejtorit të Hetimit Tatimor Rajoni Verior Agim Shimaj në muajin korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një shtim prej 166 biznesesh më shumë, kryesisht në njësitë akomoduese dhe bar-restorante.

Gjithashtu, kemi xhiro të shtuar krahasuar me të njëjtën periudhë. Nga një përllogaritje paraprake janë rreth 136 milionë lekë më shumë sesa viti i kaluar dhe 130,000 kuponë të lëshuar më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë”, tha z.Shimaj.

Për zbatimin e Planit Operacional Stop Informalitetit, strukturat e Hetimit Tatimor janë duke bashkëpunuar edhe me institucione të tjera ligj zbatuese dhe kjo ka sjelle rritje të efektivitetit, si dhe ndërgjegjësimin e subjekteve për detyrimet që ata kanë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda