Lirohen 2800 m2 në Shëngjin, nën hetim 7 pronarë/ E pëson sërish ish-drejtori i Taksave

LEZHË- Aksioni anti-informalitet ka 'goditur; një tjetër rast ditën e sotme. Në vijim të operacionit 'Plazh i lirë' në zonën e plazhit të Kunës në Shëngjin të Lezhës, janë liruar 2800 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, janë sekuestruar 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në hapsirat publike si dhe janë proceduar 7 pronarë dhe një zyrtarë.

Zyrtari i vënë nën hetim është ish - Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendor pranë Bashkisë Lezhë Arben Ndoj, i proceduar dhe  më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme. Ndoj u vu nën hetim 6 ditë më parë gjatë një aksioni për të liruar 10500 m2 plazh në Shëngjin e Velipojë. Ndërsa pronarët e subjekteve që  kishin zaptuar zonën e plazhit janë: G.F., F.K, M.N., E.Ll., Gj.J., E.C. dhe P.Z. të cilët akuzohen për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagim i taksave".

Si rezultat i kontrolleve në plazhin e Kunës 7 subjektet në vjalë ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës publike (rërës), pa paguar detyrimet financiare, si dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Lezhë.".

Kujtojmë se ky aksion vjen në kuadër të masave të ndërmarra prej javësh për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”.

Jo më larg se ditën e djeshme Policia e Shtetit ka liruar 2000 m2 plazhe publike në Himarë e në Durrës si dhe ka vënë nën hetim 5 pronarë subjektesh që operonin në bregdet dhe që kishin vendosur çadra private të cilat më pas kundrejt pagesës ua jepnin pushuesve. Po ashtu janë sekuestruar edhe 470 komplete shezlongë e çadra.

Policia njofton se do të ketë vijim të planit të posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore".

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 16/08/2019 19:09

    Po si mund te jete e mundur qe dikush qe ska asnje tager (sepse kur nuk paguan taksa ne nje shtet te ekonomise tregut keshtu funksionon, ofron nje sherbim kundrejt pageses ama paguan taksa paguan puntoret) te te kerkoje leket per nje sherbim hajdutlleku. Kjo ndodh vetem ne shqiperi che askund tjeter, e ne presim te na hape rruge Europa. Ai vend ka nevoje te digjet che te zevendesohet me nje fare te re.

    Përgjigju
  • Fredi: 16/08/2019 10:30

    Po ç pronarë mor pronarë se na hapët barkun, mu tër thuaj. Ore toka nuk ka pronar! Pronari i vetëm i tokës eshte R E P U B L I K A! Janë katnarë që kanë zaptuar ketu e 30 vjet tokën e Republikës!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja