Antikanabis, policia arreston dy persona në Lezhë e Vlorë, iu gjen 77kg drogë

Antikanabis, policia arreston dy persona  në Lezhë e Vlorë, iu gjen 77kg drogë

Gjatë një operacioni, Policia e Lezhës, ka goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike, ku ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 41 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe arrestimin e poseduesit të lëndës narkotike. Lënda narkotike u kap gjatë transportimit me një mjet tip Benz që drejtohej nga  Brikel Shërniku, 37 vjeç, banues në Lezhë, në rrugën dytësore që të çon në fshatin Kallmet Lezhë.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në ngarkim të këtij personi  për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve".

Po ashtu edhe në Vlorë Strukturat Policore të Seksionit kundër Narkotikëve në D.V.P.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë gjatë ditës së sotme, Bari Lamaj, 58 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë, pasi si rezultat i një operacioni iu gjet e iu sekuestrua në një territor toke të rrethuar me blloqe betoni e të poseduar prej tij një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 36.5 kg.
Materialet hetimore  i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve''

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?