Antikorrupsioni/ Kushtetuesja refuzon ftesën e Komisionit ‘Xhafaj’, Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në procese ligjbërëse, mund të sjellë konflikt në të ardhmen! DOKUMENTI

Antikorrupsioni/ Kushtetuesja refuzon ftesën e Komisionit ‘Xhafaj’, Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në procese ligjbërëse, mund të sjellë konflikt në të ardhmen! DOKUMENTI

Tiranë- Gjykata Kushtetuese refuzon ftesën e Komisionit “Xhafaj” të Antikorrupsionit dhe i ka kthyer përgjigje zyrtare Kuvendit.

Përgjigja është kthyer nga vetë kreu i institucionit më të lartë të drejtësisë në vend, Holta Zaçaj, pas ftesës së Komisioni Antikorrupsion i drejtuar nga Fatmir Xhafaj i ka bërë për pjesëmarrje.

Zaçaj në përgjigjen e saj thekson se “s’mund të marrin pjesë në Komisionin “Xhafaj” pasi nuk bëhen pjesë në procese ligjbërjeje”.

Gjykata Kushtetuese e konfirmoi sot se ka refuzuar kërkesën për të dërguar ekspertë dhe përfaqësues në tryezat e punës së Komisionit Antikorrupsion.

"Për shkak të funksionit tonë, nuk mund të marrim pjesë në aktivitete që lidhen me procese ligjbërëse, pasi kjo mund të sjellë në të ardhmen konflikt në ushtrim të funksionit të saj, në kontrollin e pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën", thuhet në përgjigjen e Zaçajt, raporton gazetarja e Report TV, Esiona Konomi.

Më herët, kryetari Fatmir Xhafaj i kishte dërguar ftesë Gjykatës Kushtetuese që të përfaqësohej në Komisionin Antikorrupsion...

 

 

A.Q/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Futja kot: 02/10/2024 15:52

    E tërci e vërci … Gjykata Kushtetuese duhet të tregojë që vendimet e saj zbatohen, he pikë! Duhet që edhe Gjykata Kushtetuese t’iu bashkohet kallëzuesve në kallëzimin për mosekzekutimin e vendimeve të saj, meqë vetë Gjykata Kushtetuese nuk pati këllqe për ta bërë kallëzimin, të paktën do të tregojë ca më shumë dinjitet se deri më tani …

    Përgjigju
  • Qytetari: 02/10/2024 14:58

    Nje bravo e madhe per gjykaten kushtetuese.

    Përgjigju
  • Luli: 02/10/2024 13:55

    Fatmir xhafaj ky qen i diktatures qe perndiqte njerezit na ben si i paster. Se si bente enveri persekutimet, po qener si ky qe i benin cdo dite kto pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Programi i Ndihmës për Antiterrorin, SHBA 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për Policinë e Shtetit

Programi i Ndihmës për Antiterrorin, SHBA 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për Policinë e Shtetit