Antikorrupsioni kalon në sitë sektorët më me risk, ekspertët: Kujdes me prokurimet, koncesionet dhe tatimet! (VIDEO)

Prokurimet publike, koncesionet, tatimet dhe doganat, mbeten sektorët më të ekspozuar ndaj rrezikut të korrupsionit, zgjidha për të cilin po kërkohet në tryezën e ekspertëve të Komisionit të Posaçëm “Antikorrupsion”.

Prokurimet publike të ekspozuara më së tepërmi ndaj korrupsionit, për shkak të numër të lartë të transaksioneve në kohë të shkurtër, dhe një piktakimi të madh mes privatit dhe publikut. Përfitimi i prokurimeve publike nga operatorët ekonomik të kushtëzohet nga zbatimi i programeve të posaçme anti-korrupsion, apo edhe biznes ranking si kriter vlerësimi për përfitimin e fondeve.

Ekspertët prezantuan masat që duhen marrë edhe për dy prej sektorëve më kritikë, si doganat dhe tatime, duke nisur nga harmonizimi i legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian.

Thjeshtimi dhe përmirësimi i kuadrit ligjor për të zvogëluar hapësirat për keqpërdorim, përdorimi më efektiv i të dhënave nga palët e treta për të identifikuar dhe parandaluar evazionin tatimor. Përmirësimi i kontrollove përmes sistemit tërësisht automatik, që eliminon ndërhyrjet manual.

Rritja e burimeve njerëzore dhe trajnimi i stafit për një administratë profesionale. Forcimi i mekanizmave për sinjalizuesit e shkeljeve, duke u garantuar mbrojtje dhe inkurajuar raportime, ndërgjegjësimi i qytetarëve. Dixhitalizimi i shërbimeve doganore, nevojiten dhe përmirësime të mëtejshme.

Me risk disi më të moderuar ndaj korrupsionit rezultojnë  sektorë si shëndetësia dhe arsimi. Ndërsa ekspertët propozuan përveç përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së, sistem elektronik të informacioneve shëndetësore dhe transparencë e llogaridhënie për rekrutime dhe promovimet në arsim.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat