Mero Baze: ‘Antimitingu’ dhe ‘rrahja’, identiteti primitiv i Sali Berishës

Mero Baze: ‘Antimitingu’ dhe ‘rrahja’, identiteti primitiv i Sali Berishës

Sali Berisha

Në historinë politike të Shqipërisë, identiteti më i fortë i Sali Berishës është “antimitingu”, ose më mirë përpjekja për të dhunuar kundërshtarin ndërkohë që bën fushatë.

Në logjikën e tij primitive, dhuna ndaj kundërshtarit ka qenë gjithmonë një përpjekje për ta poshtëruar. Dhe këtë e ka reflektuar në të dy gjendjet e tij karshi pushtetit.

Kur është në pushtet, ai nuk bën antimitngje, por dhunim fizik. Ai ka rrahur fizikisht gjithë kundërshtarët. Që nga viti 1992, kur dhunoi Pashkon dhe vajzën e tij, vazhdoi më tej përmes paramilitarëve të tij duke dhunuar çdo lider të rëndësishëm opozite.

Dhe dhunim quante vetëm kur ai i rrihte.

Ka rrahur Neritan Cekën, Preç Zogajn, Teodor Kekon, Ndre Legisin, Petrit Koçin, Servet Pëllumbin, Ritvan Peshkëpinë, Blendi Gonxhen, Arben Imamin (Ky ia ka falur), Frok Çupin, pastaj Edi Ramën e ka masakruar me rojet e tij personale, ka djegur redaksi gazetash, ka rrahur gazetarë, u ka djegur makina e shkatërruar prona… Kjo është forma e dhunimit që ai ka kur është në pushtet.

Në mendësinë e tij prej shpellari, kur një kundërshtar e rreh, e ke përdhunuar, e ke poshtëruar, dhe ai s’ka më burrëri të të dalë përpara. Në fakt, ata jo vetëm që i kanë dalë përpara, por e kanë vënë përpara si lopët, vetëm me vota.

Pastaj, kur del në opozitë dhe nuk ka më ushtarë që të rrahin për të, gjen kamikazë që t’u prishin mitingjet. Ky është i vetmi politikani shqiptar që tenton t’u prishë mitingjet të tjerëve. Dhe këtë e ka në mendjen e tij si një formë poshtërimi.

Shikoni fjalorin kërcënues të tij në opozitë, ashtu i pafuqishëm dhe mjeran siç është. Ai i përmend me krenari rrahjet ndaj kundërshtarëve, u kujton se do t'u bëjë fytyrën të zezë si këpuca, mbështetësit e tij kërcënim kryesor kanë që, kur të vijnë në pushtet, do t’i rrahin. Si kërcënim aktual kanë që do t’i vijnë tek shtëpia, ku ta kesh në Surrel, apo në Burrel.

Shikoni protestat e tij, ato janë gjithmonë të orientuara te dhunimi.

Shkojnë dhe djegin selinë e Partisë Socialiste, shkojnë para Bashkisë dhe djegin goma duke kërkuar lirimin e Sali Berishës. Kërcënojnë se do t'u zënë derën e shtëpisë dhe nuk do të lënë të hysh.

Tani që ka nisur turi i diasporës, me të cilin ai mburrej aq shumë, e shikon që nuk ka më mbështetje dhe gjen disa banditë debilë, të cilët i fut nëpër mitingje për të shkaktuar rëmujë.

Asnjë parti tjetër në Shqipëri, socialistët jo e jo, kurrë nuk kanë bërë ndonjë antimiting ndaj PD. Nuk është se nuk kanë mundësi. Mund t’i bëjnë, mos të mos i lënë të dalin nga shtëpia, sepse nuk janë dhe aq trima sa mbahen. Por faktin që të gjithë u hapin rrugë si njerëz primitivë, u krijon idenë se janë të fortë dhe mund t’i prishin qetësinë kundërshtarit meqë nuk bëjnë dot mitingje vetë.

Kjo kulturë e eksportuar sot deri në Londër, në një vend ku ai nuk shkel dot si “non grata”, tregon mesazh të qartë dhe një shprehje dëshpërimi ndaj  Britanisë së Madhe, e cila e ka shpallur “non grata”, duke u përpjekur t’i tregojë se ka ushtarët e tij në zemër të Londrës. Dhe në vend që të marrë në qafë kundërshtarët, është duke marrë në qafë banditët e tij rrugëve të Londrës, të cilët gjithashtu janë shumica skeduar si trafikantë droge.

Po të shikosh gëzimin që ai rrezaton duke postuar skenat e dhunës, e kupton qartë se atë e mban gjallë vetëm urrejtja dhe dhuna, dy instikte bazë të çdo kafshe, që nuk pranon shoqërinë njerëzore. Por që këmbëngul se duhet ta pranojnë shqiptarët, pasi e ka izoluar gjithë bota.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 25/11/2024 09:17

    Edi Rama shkoi si K.Ministër ,apo si kryetar partie në Britanin e Madhe ? Sepse fushata elettorale nuk ka filluar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër