Anti-protestë ndaj ekstremistëve grekë në Gjirokastër: Mos lejoni veprimet antishqiptare (VIDEO)

Ndërkohë që në fshatin Bularat të Gjirokastrës zhvillohej ceremonia për 1-vjetorin e vdekjes së Kostandin Kacifan, në  sheshin “Çerçiz Topulli ‘’ në Gjirokastër po protestohej.Të ardhur nga disa treva shqiptare, dhjetra të rinj ngritën zërin kundër qëndrimeve antishqiptare nga ana e ekstremistëve grek.
 
Në protestën me flamuj e simbole kombëtare kundërshtohej edhe reagimi jo i duhur i shtetit shqiptar, ku sipas protestuesve nuk duhet të lejohet të përsëritet dhunimi dhe keqpërdorimi që fqinjët i bëjnë tolerancës së shqiptarëve.
 
Ata  bënë thirrje që të merren masat e duhura për të ndaluar një protestë të mundshme anti-shqiptare.
Edhe sot, nëna e Kacifas, të vrarë nga RENEA pas sulmit të armatosur ndaj policisë një vit më parë në Bularat, bëri thirrje për luftë teksa ju drejtua të rinjtë që të rrëmbejnë armët e të luftojnë për tokën e tyre që sipas saj është greke dhe të bashkohen me Greqinë.

r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albert Rushan: 27/10/2019 14:51

    Duhet te veprohet ligji , edhe jo shteti , duhet te nderyje forcat e sigurimit te shtetit qe ne bazë te kushtetues te merrni ne atest , edhe te denohen per thirje per lufte , per cenimin e tetitorit te republikes te Shqipërisë , edhe dhunim i te drejtave te shumicës

    Përgjigju
  • Dhimitri: 26/10/2019 15:35

    Vend I gabuar . Protesta duhet te behej ne bularat dhe ta SHIKONIM CDO TE NDODHTE kjo ishte peshqeshi I malagave grek Per shen dhimitrin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë