Fashistët: ‘Antiserb, ndihmon banditin Myslym Peza’! Ana e panjohur e Qazim Mulletit në Dosjen e Sigurimit! Letra zyrtarëve italianë për shqiptarët e internuar, rasti H.K: Lutem të lihet e lirë!

Janë fashikujt me 300 fletë, që përmbajnë dokumente për ish prefektin e Tiranës Qazim Mulletin.

“Urrejtja e regjimit karshi tij duket, jo vetëm në përmbajtje, por që në emërtimin e dosjes ‘ Dosje fashikull me dokumente mbi veprimtarinë para dhe pas çlirimit të kriminelit Qazim Mulleti’”, tregon Anëtari i Autoritetit, Skënder Vrioni, që është marrë me shqyrtimin e dosjes.

Dosjen nr.19 me tri fashikuj e hartuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, Autoriteti i Dosjeve, e hapi në 28 gusht, në përvjetorin e 67-të të vdekjes së tij dhe ditën e rivarrimit të eshtrave në Tiranë, me synim që figura e tij të ridimensionohet, bazuar në fakte.

“Fokusi i Autoritetit të Dosjeve është në rindërtimin e narrativës së të shkuarës komuniste, nëpërmjet dokumenteve autentikë”, thotë më tej Vrioni. 

 

Të dhënat mbi të cilat ish-Sigurimi heton Qazim Mulletin gjatë detyrave si kryetar bashkie e më pas prefekt i Tiranës, nxjerrin në pah anën tjetër të tij.

“Në këtë dokumentacion vetë Sigurimi i Shtetit me letrat e tij, na jep një panoramë krejt tjetër nga ajo që ne jemi mësuar me figurën e Qazim Mulletit”, thotë më tej Vrioni.

 

 Janë me dhjetëra rastet ku Qazim Mulleti bën të mundur, falë një garancie, lënien në liri të  shqiptarëve të dyshuar si antifashist, të kapur në shkelje të ligjit. Kjo letër që ai i nis në ’44-ën Komandës së Qarkut, tregon se si Mulleti kërkon të shpëtojë  zonjën H.K nga internimi, përmes një deklarate të sajën antikomuniste. “Këndej e mbrapa ka për t’u sjell mirë, lutemi të lihet e lirë”, shkruan ai në kërkesën e tij.

“Del një figurë ndryshe nga ajo e tradhtarit që na është dhënë. Qazim Mulleti në shumë raste mundohej të shpëtonte qytetarët e tij, me letra që i tregonte Ministrisë së Punës së asaj kohe dhe zyrtarëve italianë”, shton ai.

Dosja, siç shpjegojnë ekspertët që e kanë shqyrtuar, vë në dukje faktin se Mulleti përpiqet të mbajë raporte të mira me të tijët. Përpiqet të zbusë masat apo të frenojë internimet që bëhen gjatë fashizmit, aq sa bëhet i dyshimtë dhe për vetë këtë regjim. Janë disa dokumente, ky fashikull ku qeveria fashiste e etiketon si një njeri që ushtron detyra të rëndësishme, por me ndjenja antiserbe, mik dhe favorizues të Myslim Pezës. Miqësia dhe bashkëpunimi mes të dyve shfaqet në disa dokumente.

 “Ata i kundërvihen,  i drejtohen edhe në lidhje me Myslym Pezën si drejtues bandash dhe i thonë se ky Qazim Mulleti po ndihmon këtë drejtues bandash”, thotë Vrioni.

Nga ana tjetër, pjesë e dosjes është edhe dokumenti i 42-shit, që ish-zëvndës kryeministri Erion Braçe publikoi dy vjet më parë, për zbatimin e vendimit të tre të ekzekutuarve me vdekje. Në këtë rast i parapriprë nga urdhëri i Ministrisë së Brendshme.

“Në të gjitha këto shkresa del e qartë që Qazim Mulleti ka qenë vetëm një përcjellës i dokumentacionit, ose i vendimeve që merrte Ministria e Brndshme”, thotë më tej.

Ndonëse familjarët rrëfejnë se ai synonte Bashkimin Kombëtar, në shumë prej opinioneve, Qazim Mulleti është konsideruar si kolaboracionist, për faktin se ka qenë nënpunës në kohën e nazifashizmit.

“Për shqiptarët që ka qenë ëndërr bashkimi i trojeve, kur një pushtues sjell diçka të tillë, për Shqipërinë antike, Shqipërinë e madhe, që në fakt e bënë Italianët, ka edhe dyjëzime të personaliteteve si Qazim Mulleti etj.”, thotë historiania Nevila Nika.  

Janë pjesë e fashikullit kartolinat e letrat që ai i nis bashkëshortes Hajries dhe të birit Reshit. Ndonëse të shkruara në emrin e një gruaje italiane (dhe emrave të tjerë). Sigurimi i deshifron dhe i ndalon.

“Kjo është drama e madhe! Edhe pse ai i niste letrat me emra të tjerë, qeveria komuniste i deshifronte dhe nuk i lejonte as letrën as një pako që ai mund të niste, duke e etiketuar me epitete nga më të ndryshme që dihen tanimë”, tregon ai. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/08/2023 02:36

    Dhe Alqi Bllako e ca te tjere vetem /percjelles dokumentesh/ishin por sot jane ne burg.Tani qe na nxorret karakteristiken e keqe e verejtjet e pushtuesve per prefektin,nxirreni dhe pjesen tjeter te dosjes se fashisteve.Pse u zgjodh ne ato detyra,nga kush dhe /meritat/ qe shikonin pushtuesit pse i meritonte ato poste t'i merrte e t'i mbante.Tregoni qe Autoriteti i Dosjeve eshte vertet i paanshem.Megjithese nuk mund te presesh shume ,sepse nje Vrion pritet te mbaje me hater nje Mullet (kuptohet pse),ashtu sic pritej qe Mulleti te mbante me hater Pezen (kuptohet pse)!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla