TIRANË- Ligji "Anti-Shpifje" ka qenë fokusi kryesor i bisedës në studion e Report Tv, në hapësirën e edicionit qendror me dy të ftuarit, gazetarin Bledian Koka dhe analistin Ilir Yzeiri. Koka shprehet i bindur se ky ligj nuk do të kalojë në parlament, sepse mazhoranca nuk e do një gjë të tillë. Në këndvështrimin e tij, ky është ka qenë një kamulfim i ndonjë skandali të qeverisë Rama, me këtë të fundit që ka dashur të largoj vëmendjen.
"S'ka asnjë dyshim që Komisoni i Venecias do ta rrëzoj. Me shumë mundësi, ky ligj ka një strategji e Ramës për të hequr vëmendjen nga një skandal që ka pasur në atë kohë. unë mendj që ky ligj nuk do të kalojë, dhe nëse Komisioni i Venecias do të japë dritën jeshile jam i sigurt që Rama nuk do ta çojë përpara është në prag të zgjedhjeve", tha Koka.
Nga ana tjetër, analisti Ilir Yzeiri ka vënë theksin tek vetërregullimi.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
"Duke pasur parasysh realitetin e ri që janë mediat elektronike, ndërhyrja është e diskutueshme. Por kemi zhvillimin e mediave sociale është e domosdoshme që ky treg ka nevojë të rregullohet. Kush do ta rregullojë? Këtu tani zgjedhjet janë politike. Qeveria ka zgjedhur që ta rregulloj me mekaizma politik si AMA. A është e drejtë, e ligjshme? Ajo që më shtyn të besoj ndoshta mund të jetë fakti që është e specializuar. Kush është ai institucion tjetër se çfarë është shpifja", tha Yzeiri.
Kjo paketë ishte parashikuar që të votohej në seancën e sotme parlamentare, por socialistët vendosën që të shtyjnë vendimin për votimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, që të marrin më parë opinionin e Komisionit të Venecias.
B.K./Shqiptarja.comKomente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)