Antologjia e Këngës Durrsake/ Klosi: Eventet, mundësi për të njohur turistët me muzikën shqiptare

 Antologjia e Këngës Durrsake/ Klosi: Eventet, mundësi për të njohur turistët me muzikën shqiptare

Ministri Klosi në eventin Antologjia e Këngës Durrsake

Në qytetin e Durrësit është zhvilluar eventi Antologjia e Këngës Durrsake që i dedikohet këngëtarëve më të njohur të qytetit që kanë lënë mbresa tek publiku durrsak. Në këtë event mori pjesë ministri Klosi dhe kryebashkiakja Sako, ku falenderoi organizatorin e eventit Namik Sadiku, i cili është vetë artist dhe sipërmarrës i njohur. Sako theksoi: " Kjo ide e veçantë jo vetëm që na bashkoi në këtë event të gjithëve bashkë, por na përcolli kujtimet dhe emocionet e muzikës dhe këngëve të bukura të kënduara nga këta këngëtarë durrsakë ndër vite."

Ministri Klosi vlerësoi këtë pasuri të madhe në arkivat e muzikës qytetare shqiptare, duke theksuar edhe rëndësinë e eventeve të tilla muzikore në turizëm, si mundësi e shtuar për të njohur turistët me muzikën shqiptare, por edhe për tu argëtuar. “Sot mbase duket sikur është më  e thjeshtë që të prodhosh muzikë por sot është shumë e vështirë që të prodhosh emocionet që kanë prodhuar kaq shumë mjeshtra të muzikës durrsake. Ndaj unë dal këtu jo si titullar i një institucioni që ka lidhje me turizmin, por si një administrator publik duke i falenderuar ata të cilët kanë prodhuar atë që është më e bukura dhe më e mira e shqiptarëve: buzëqeshjen, muzikën, ëmbëlsinë dhe vëllazërinë mes njeri-tjetrit. Mendoj që kjo mbrëmje është edhe një shenjë e gjallë sesi mbahen të lidhur bashkë dhe sesi mund të krijohet në breza një traditë e cila nuk duhet humbur.”, tha ministri Klosi në event.

Gjithashtu theksoi se ky aktivitet i  ofrohet jo vetëm durrsakëve, por edhe shumë turistëve që janë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, e cila është shndërruar në një destinacion turistik.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako shpërndau çertifikata mirënjohje për  kontributin e vyer të këngëtarëve në pasurinë e trashëgimisë kulturore të qytetit, ku morën 23 këngëtarë durrsakë: Marika Deçi, Sotir Telo, Luljeta Bërzezi, Mimoza Musai, Merxhan Myshketa, Reshit Gjini, Servete Bagoi, Melita Shehu, Miga Hysi, Majlinda Laska, Ylli Çifti, Milva Alite, Lorenc Barometa, Qemal Kërtusha, Zija Saraçi, Leonard Doka, Raimonda Kamberi, Dhimitër Stefa, Namik Sadiku, Naim Kërçuku, Astrit Hysa, Valentina Gjoni, Luljeta Strefi. Në këtë event pjesëmarrësit dëgjuan këngët më të njohura durrsake të brezave të ndryshëm që kanë mbajtur gjallë dhe kanë ushqyer shpirtin artdashës të qytetarëve ndër vite.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg