Turisti që mbeti i dëmtuar në këmbë pranë “Syrit të Kaltër”, në Theth, u shpëtua falë ndërhyrjes së shpejtë të Forcës Ajrore, e cila e evakuoi me helikopterin Black Haëk nga terreni i vështirë dhe e transportoi drejt Spitalit të Traumës.
Operacioni u zhvillua në një zonë të thellë malore, ku ekuipazhi i Black Haëk realizoi evakuimin nga ajri. Në pamjet e publikuara nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shihet helikopteri teksa qëndron i fiksuar mbi zonën ku kishte rënë turisti ndërsa efektivët ulin tabelën e transportit, sigurojnë turistin dhe e ngrejnë me kabëll në bord për ta transportuar drejt spitalit.
Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të ekuipazhit, operacioni përfundoi me sukses, duke bërë të mundur që turisti të merrte në kohë ndihmën e nevojshme mjekësore.
-
PER TURISTIN E CONI HELIKOPTERIN NE VERI..KURSE PER GRUAN SHTATZANE NE POGRADEC E LATE TE VDISTE NE FURGON.....QEVERI LESHI I THONE KESAJ....DIKUSH DUHET TE MBAJE PWRGJEGJSI....
Përgjigju -
Te paguajne per sherbimin nqs nuk kane siguracion or teeeejjjjj
Përgjigju -
Shume mire per turistet. por pse per ata te mjeret qe humben jeten ne veri te shqiperise nuk u dergua nje helikopter i tille? Jeta e shqiptareve vlen me pak
Përgjigju -
Bravo per perkushtimin ndaj qytetarve e sidomos kur jane te huaj se vendas i leni te vdesin. Shqiptaret vdesin ne trafik ose su vjen ambulanca te huajve i shkon helikopteri. Me taksat tona doni te vjelni turizmin por jo ti sherbeni shqiptarve. Prandaj ikin shqiptaret qe te behen turista ne te ardhmen
Përgjigju









Komente
Komento