Ka rezultuar një garë e çmendur dhe heroike ajo për Kimi Antonelli-n në Monza të Italisë. Piloti 20-vjeçar i cili u nis nga vendi i 19 e mbyll garën si fitues, duke bërë në total 23 parakalime.

I fundit ishte ai i shokut të skuadrës George Rusell 3 xhiro para fundit, që rrezikoi ti nxirrte të dy jashtë piste. Russell u rendit i dyti dhe beri nje gare rezistence me gomat e forta deri nê fund, por humbi te tjera pikë në renditjen e përgjithshme ndai italianit.

Tashmë Antonelli ka 66 pikë avantazh ndaj britanikut, duke iu afruar me shume titullit kampion. Kjo është fitorja e parë e një piloti italian në garën e shtepise pas 60 vitesh (Ludovico Scarfiotti ne vitin 1966).

Ne vendin e trete u klasifikua Max Verstappen me Red Bull, në një garë të mirë. Ai arriti te parakaloje dy makinat McLaren te Lando Norris e Oscar Piastri. Vetem i gjashti britaniku Leëis Hamilton me Ferrari, ndërsa shoku i tij i skuadres Charles Leclerc u aksidentua që në xhiron e dytë.

Garë zhgünjyese per "kokëkuqen", që në pistën e shtëpisë nuk arriti dot të kapë as podiumin.