Antonio Banderas dhe Melanie
Griffith i japin fund martesës 18-vjeçare

Antonio Banderas dhe Melanie<br />Griffith i japin fund martesës 18-vjeçare
Ata dalloheshin si modeli i një prej martesave më të gjata dhe më të suksesshme në Hollivud.

Por mesa duket “miti” i çiftit Melanie Griffith dhe Antonio Banderas është rrëzuar. “Diferenca të papajtueshme” mësohet të jetë arsyeja e paraqitur në kërkesën për divorc nga Griffith.



“Ne kemi menduar ti japin fund në mënyrë miqësore dhe konsensuale martesës sonë thuajse 20-vjeçare, për të nderuar dhe respektuar njëri-tjetrin, familjen, miqtë dhe kohën e bukur të kaluar së bashku”,-u tha në komunikatën e tyre për mediat.

Çifti ka patur probleme edhe më herët  në martesën e tyre duke kujtuar këtu zërat për ndarje rreth një viti më parë.

Ndonëse Banderas dhe Griffith ja kishin dalë të sheshonin problemet kjo qetësi nuk ka zgjatur shumë duke çuar në zgjidhjen e martesës.



Ata janë njohur dhe dashuruar në seti e xhirimeve  të prodhimit kinematografik “Two Much”, në vitin 1995.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)