Antonio Conte zgjidh kontratën me Chelsean, e pret Real Madrid

Antonio Conte zgjidh kontratën me Chelsean, e pret Real Madrid

Antonio Conte

Antonio Conte është i lirë dhe mund të firmosë me çdo skuadër. Trajneri italian ka zgjidhur kontratën me Chelsean dhe është i lirë të firmosë me Real Madrid. Do të jetë decisive El Clasico për të vendosur fatin e trajnerit të Real Julen Lopetegui dhe nëse Los Blancos humbasin Conte do të marrë drejtimin e gjigandëve spanjoll pasi kontakte mes palëve ka prej kohësh. Është marrë edhe Ok i kapitenit Ramos dhe portierit Courtois dhe Conte pas Barca-Real mund të jetë trajner i Real Madrid.

Barcelona ose maksimumi Real Madrid por e sigurtë është që e ardhmja e Neymar nuk do të jetë më në Paris. Prej muajsh flitet që braziliani mund të rikthehet në La Liga dhe këto zëra sa vijnë e bëhen më konkrete. Jeta e Neymar nën Kullën Eifel nuk duket më aq shumë magjike dhe O Ney ka nostalgji për katalanasit që i kujotjnë Brazilin dhe këtë gjë e kanë bërë me dije miq të futbollistit. Edhe ish-shokët tek Barcelona janë gati ta mirëpresin. Nëse nuk përfundon tek Barca atëherë Neymar mund të firmosë me Real Madrid që e këkron prej kohësh.

Milani ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e fundit dhe trajneri Gattuso rrezikon shkarkimin por drejtuesit janë të gatshëm t’i japin kohë.Rino ka thënë se do ta gjej një zgjidhje por koha nuk është në favor të tij. Jo vetëm humbjet në ndeshjet e fundit por edhe disa gabime mund të penalizojnë Gattuson. Megjithatë drejtuesit i kanë dhënë kohë edhe objektivi është i përcaktuar qartë, Milani duhet të shkojë në Champions.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj Kevin Hajrullës, autorët lëvizën me makinë me targa italiane të vjedhura! S’u gjetën në mjetin e djegur

Atentati ndaj Kevin Hajrullës, autorët lëvizën me makinë me targa italiane të vjedhura! S’u gjetën në mjetin e djegur