Antwerp, ‘kryeqyteti’ i drogës në Evropë ku gangsterët torturojnë rivalët me mjete mesjetare! Ish bossi: Dikur transportonim 20 tonë në javë

Antwerp, ‘kryeqyteti’ i drogës në Evropë ku gangsterët torturojnë rivalët me mjete mesjetare! Ish bossi: Dikur transportonim 20 tonë në javë

Një transportim droge në Antwerp

BELGJIKË- Kokainë, hashash apo diçka tjetër, dihet që mund të kalojë lehtë në sitën e portit të Antwerp-it në Belgjikë. Është pikërisht ky qytet i vogël portual, me një histori shumë të pasur, ai që tashmë është kthyer në protagonizëm për trafikimin e lëndëve narkotike. I cilësuar nga mediat ndërkombëtare si kryeqyteti i drogës, The Sun ka botuar një shkrim ku e tregon në sytë e një kontrabandisti, se pse ky qytet në cep të Belgjikës është kthyer në oazin e trafikimit të drogës.

Artikulli nis me Paul Mayer, dikur mjeshtër i kontrabandës së drogës, i cili rrëfen sesi dikur lëviste sasi të mëdha të lëndëve narkotike përmes portit belg të kontejnerëve me një lehtësi të tipit “bukë e djathë”.

Ish bosi i drogës, Paul Meyer. 

Duke pirë një ekspres, 60-vjeçari ish- kontrabandist i kokainës, heroinës dhe hashashit rrëfeu për kilet e majme që kalonin nëpër kontejnerë në shifra të frikshme.

“Çdo pesë apo gjashtë javë bënim 20 tonë transport. Kur dorëzohej... ishte koha e festës.”- tha ndër të tjera Paul Meyer.

“Pavarësisht nëse është kokainë, hashash apo diçka tjetër, nëse e doni atë përmes portit pa kërkuar autoritetet brenda kontejnerit, atëherë Antwerp është vendi perfekt për ta bërë këtë.”

Dikur më mirë i njohur për qytetin e vjetër me kalldrëm dhe lagjen e së ashtuquajturës diamant, Antwerp tani punon nën ombrellën ndoshta, të padëshiruar të kryeqytetit të kokainës në Evropë .

Aq shumë transport kryhet sa vitin e kaluar u krijua një "kokainë-berg" i madh, me inceneratorë të paaftë e patën të pamundur të digjnin drogën mjaft shpejt.

Në vazhdën e këtij realiteti ka vijuar faza e gjakderdhjes dhe kaosit të bandave ndërluftuese të bosave të narkove që përdorin portin si një vendkalim për të transportuar kokainën në Britani dhe në të gjithë Evropën. Tortura për rivalët nuk është aspak e mëshirshme, madje madje për ironi, shpesh përshkruhen si imagjinatë që vetëm psikopatët mund t’u shkojë në mendje ta praktikojnë si mbytje të konkurrencës.

Disa nga ngjarjet e bujshme:

Vitin e kaluar, Bledar Muca, 39 vjeç, një shqiptar me letra false britanike, u vra me gjakftohtësi, me një pamje tronditëse të vrasësit i cili pa kurrfarë problemi vërdallisej në kamera me armë në dorë, ndoshta për të treguar dominancë.

25 milje përtej kufirit holandez nga Antwerp qendror, një bandë djemsh të këqij ndërtuan një dhomë torture të izoluar nga zëri për të kërcënuar rivalët ose ata që i kalonin dy herë nën zë nga “porti i tyre”.

Mes tyre mund të përmendim një rast ku një burrë i cili ishte në dhomën e torturës bërtet për të ëmen teksa policët e godasin para se të vdiste.

Një përgjim qarkulloi vjet ku dëgjohej një karrige dentisti e riformuar, me rripa shtrëngues për krahët dhe këmbët. Sigurisht që të përcillej mesazhi, kjo torturë u gjet në kontejnerin e transportit.

Një mesazh i koduar nga një anëtar i bandës tha për këtë dhomë tmerresh: “Është e izoluar trefish. Edhe nëse qëndroni pranë tij, nuk do të dëgjoni asgjë.”

Kapëse gishtash, bisturi, pincë, çekiç me kthetra, gërshërë krasitjeje, djegës me gaz dhe shirit ngjitës u zbuluan gjithashtu në kontejner, i njohur si "dhoma e trajtimit".

Ish-mbreti i drogës Meyer, i cili shërbeu shtatë vjet për trafikim, thotë se nuk ishte i befasuar nga zbulimi i dhomës së torturës.

 “Në kohën time ata merrnin me qira një vend, të merrnin atje dhe të torturonin.

“Ose të fusnin në bagazhin e një makine dhe të çonin në pyll dhe të torturonin atje.

“Kur bën diçka të gabuar, kur nuk i mban premtimet, kur vjedh, kur gënjen, ke problem.”- përfundoi ai.

Vitin e kaluar doganat sekuestruan një rekord prej 110 ton kokainë, e cila do të kishte një vlerë në rrugë në Mbretërinë e Bashkuar prej 11 miliardë paund. Kjo u rrit nga 16 tonë në 2015.

Kombet më të njohura të origjinës janë Panamaja në Amerikën Qendrore, e ndjekur nga Kolumbia pastaj Peruja , të dyja në Amerikën e Jugut.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës