Kompania italiane Air Valle dhe Balkan Express ka ndalur përkohësisht ditën e djeshme fluturimet Pescara-Tiranë dhe anasjelltas, për shkak të një defekti teknik në aeroportin e Abruzzos duke lene pasagjeret ne tokë.
Avioni i cili duhet të nisej nga Tirana në 12:40 dhe duhet të arrinte në Pescara në 14:20 nuk e ka kryer udhëtimin.
Kompania Saga e cila menaxhon fluturimet në aeroportin e Abruzzos, bëri përpjekje për të siguruar një avion tjetër për të transportuar pasagjerët, tentativë kjo që dështoi. Gjithashtu u bllokua edhe fluturimi i dytë, nga Tirana në Pescara në 3 të pasdites, duke krijuar probleme dhe shqetesime tek pasagjeret.
Kompania menaxhuese pas këtyre dështimeve njoftoi dorëheqjen e të gjithë anëtarëve të bordit drejtues.
Ndërkohë për të shuar polemikat operatori Ballkan Ekspres, përgjegjës për fluturimet në Europën Lindore u garantoi ushqim dhe qëndrimin në hotel, të gjithë pasagjerëve që mbetën të bllokuar në terminalet e Tiranës dhe Pescaras.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com