Në Bregun e Fildishtë vijon Kupa e Afrikës me ndeshjet e grupeve. Algjeria dhe Angola barazuan 1-1, por në këtë duel u anulua një gol që mund të ishte pretendent për çmimin "Puskas".
Sulmuesi algjerian, Baghdad Bounedjah ishte protagonist në ndeshjen hapëse të turneut kundër Angolës kur ai prodhoi një moment 'magjik'. Ai kontrolloi një pasim mbi mbrojtjen kundërshtare për të 'shpikur' një gol mahnitës, i cili mposhti portierin. Bounedjah shënoi me një roveshatë që mbetet gjatë në kujtesë, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje.
32-vjeçari u ul në tokë i zhgënjyer kur kuptoi se gjithë veprimi dhe goli ishin të parregullt. Veç tij, edhe fansat në rrjetet sociale ishin të zhgënjyer.