CAF (Konfederata e Futbollit Afrikan) njoftoi të martën se i kishte hequr Senegalit titullin kampion në Kupën e Afrikës duke ia kaluar atë Marokut. Paçka se Senegali fitoi në fushë mbrëmjen e 18 janarit, CAF e ka marrë këtë vendim me argumentimin se skuadra e drejtuar nga trajneri Pape Thiaw u tërhoq për disa minuta nga fusha duke protestuar për penalltinë e dhënë në favor të Marokut, që në fund u gabua nga Brahim Diaz.

Ky është një vendim i paprecedentë në historinë e çdo finaleje të luajtur në futboll, ndaj Federata Senegaleze e Futbollit (FSF) do e apelojë këtë vendim në Gjykatën e Drejtësisë Sportive (CAS) në Lozanë.

FSF thotë se një vendim i tillë 'është i padrejtë dhe 'minon' futbollin afrikan'.

"Federata Senegaleze e Futbollit (FSF) dënon një vendim të padrejtë, të pashembullt dhe të paprecedentë që 'minon' futbollin afrikan.

Për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj të futbollit senegalez, Federata do të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur një procedurë para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.

FSF-ja riafirmon angazhimin e saj të palëkundur ndaj vlerave të integritetit dhe drejtësisë sportive dhe do ta mbajë publikun të informuar për çdo zhvillim në këtë çështje", bën me dije Federata Senegaleze e Futbollit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:06
CAF i dha fitoren në tavolinë Marokut, Senegali refuzon të kthejë trofeun e fituar në fushë

1773828435_senegali.jpg

Plot 58 ditë pas finales së madhe ku Senegali mundi 1-0 Marokun në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) mori vendimin për të kurorëzuar ekipin humbës.

Pas këtij vendimi, Federata Senegaleze e Futbollit u lajmërua që të kthente trofeun e fituar në Marok, por për momentin ka marrë një përgjigje negative madje është kërcënuar se do të kërkojë të drejtën e saj edhe në rrugë ligjore në CAS-in e Lozanës.

“Dua që të siguroj të gjithë senegalezët se Senegali ka të drejtë në këtë histori pasi ka fituar ndeshjen në fushë. Trofeu nuk lëviz nga vendi ynë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Senegaleze të Futbollit, Abdoulaye Sow.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 11:47

    Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?