Anulohet koncerti i Miley Cyrus
në Republikën Domenikane

Anulohet koncerti i Miley Cyrus<br />në Republikën Domenikane
Performancat e saj ekstravagante janë quajtur “vulgare” nga qeveria Republikës Domenikane dhe për këtë arsye është anuluar koncerti që Miley Cyrus do të realizonte në 13 shtator.

Në bazë të një komunikate për shtyp është theksuar se Curys  gjatë shfaqjes bën veprime që tejkalojnë moralin, të cilat janë të dënueshme sipas ligjit domenikan”.

Për këtë arsye Cyrus nuk do të lejohet të performojë në Santo Domingo.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë vend këngëtarja e hitit “Wrecking Ball” të jetë censuruar duke mos lejuar që të transmetohen këngë të ndryshme të saj.

Ndërkohë për këtë anulim nuk janë prononcuar  ende zëdhënësit e Cyrus.

miley cyrus

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump