Ankandi për shitjen e avionëve dhe helikopterëve të ushtrisë, i parashikuar për tu zhvilluar në 22 shkurt është anuluar nga Ministria e Mbrojtjes.
 
Në cilësinë e autoritetit shitës, ministria sqaron se procedura e ankandit publik anulohet për arsye të interesit publik, bazuar në ligjin “Për ankandin publik”, po pa specifikuar saktësisht se ku shkelet interesi publik.
 
Ministrja deklaron se në rast të rishpalljes së procedurës së ankandit publik për shitjen e avioneve e helikoptereve per përdorim joushtarak, do të bëhen njoftimet përkatëse në buletinin e njoftimeve publike te APP dhe në ëebsite-n e Ministrisë së Mbrojtjes.

Redaksia Online
Shqiptarja.com