Këshilli Kombëtar i Restaurimeve vendosi dje të anulojë projektin pasi "nuk është hartuar në kuadër të procedurës së rijetëzimit parashikuar nga Legjislacioni në fuqi dhe Karta Restaurimit, nderkohe qe territori i brendshem cilesohet si një nëntokë me potencial të madh arkeologjik."
Ky këshill argumenton se kemi të bëjmë me një procedurë fiktive për të legjitimuar një shkelje ligjore.
"Procedura e dhënies me qira të Kalasë Lezhë në vetvete përmban një sërë shkeljesh të cilat konsistojnë në:
Mos legjitimimin e ish MK për të zhvilluar këtë procedurë, pasi MK nuk ishte administratore e Kalase se Lezhes kur KKR aprovoi projektin, dhe vetem pasi i kishte kryer keto procedura, Del VKM per kalimin e administrimit nga bashkia te MK
Theksojmë se që nga koha që është zhvilluar procedura për përzgjedhjen e konkurrenteve për zhvillimin e rijetëzimit, nuk ka asnjë vendimmarrje të kësaj të fundit për miratim procedure, pra edhe kur u hap procedura e konkurrences ku u paraqit vetem nje kandidat, natyrisht subjekti i projektit te aprovuar tashme me pare, nuk u mbyll e nuk kemi asnje akt qe te dekalorje fituesin. "- thuhet në njoftimin e bërë publik nga ministria e Kulturës.
Po kështu Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka theksuar se vendimi i i fundit i marrë nga KKR për çështjen Kalaja Lezhë që mban nr. 15, datë 10.5.2013 "vjen në kundërshtim ligjor pasi zbardhja e Vendimit nuk ka paraqitur vullnetin dhe vendimmarrjen e anëtarëve të KKR-së."
Për sa më sipër: KKR Vendosi:
"Bazuar ne nenin 116 të kodit të Procedurave Administrative Shpalljen absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ Vendim i KKR nr. 15, datë 10.5.2013 , për sa argumentuar më lart
Në lidhje me procedurën fiktive të përzgjedhjes së konkurrentëve për zhvillimin e rijetëzimit në cilësinë e Ministrit të Kulturës: Bazuar në nenin 116 dhe në vijim të Kodit të Procedurave Administrative vendosa Shpalljen absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ Urdhër të Ministrit nr. 27 date 1.2.2011 “Për rijetezimin e kalasë Lezhe”, si dhe Anulimin e procedurës se Rijetëzimit si një procedurë në hartuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për sa argumentuar me lart."
KKR SHQYRTOI PRAKTIKEN PER PROJEKTIN
Këshilli Kombëtar i Restaurimit mori në shqyrtim praktikën e cila ishte ndarë në dy faza: Njëra kishte te bënte me procedurën e miratimit te projektit teknik te rijetezimit te Kalasë Lezhe. Dhe tjetra me procedurën e ndjekur nga ish Ministria Turizmit,Kultures, Rinise dhe Sporteve, për përzgjedhjen e konkurrentëve, me qëllim rijetëzimin e kësaj zone.
Këshilli Kombëtar i Restaurimeve mori vendim dhe për mbrojtjen e disa monumenteve
1.Propozim për shpallje monument kulture, “Fortifikimin e një banese feudale” në rrugën Thoma Kalefi, Elbasan.
2.Propozim për shpallje ansambël historik parku Geraldinë në qytetin e Burrelit.
3.Propozim për shpallje zonë e mbrojtur rrënojat e kishës së Çiflikut, Sarandë.
4.Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Dorëzit.
5.Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Këlcyrës.
6.Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Qyteti në Triport, (Aulonë), Vlorë.
7.Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kalaja e Kaninës, Vlorë.
8.Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Porto Palermo, Himarë, Vlorë.
9.Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kisha e Ipapandisë, Dhërmi, Vlorë.
10.Propozim për shpallje zonë e mbrojtur Kisha e Shën Stefanit, Dhërmi, Vlorë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
