TIRANE - Kjo çështje ka mbetur pezull dhe e bllokuar që në mars të vitit të kaluar kur qeveria shqiptare zhvilloi tenderin për ndërtimin e kësaj linje. Tenderi u fitua nga një kompani kroate, por sapo banka gjermane KFW njoftoi fituesin qeveria bllokoi procesin.
Pikërisht ky fakt çoi në një konflikt të gjatë mes qeverisë shqiptare dhe bankës gjermane KFW. Muajt e fundit banka gjermane KFW pranoi anulimin e tenderit, por kërkoi plotësimin e disa kushteve, ku më kryesori ishte ai që qeveria të pranonte rezultatin e një tenderi të dytë, pavarësisht se cili do të jetë ai.
Ndërkaq sipas mediave kosovare qeveria shqiptare dhe Banka Gjermane kanë rënë dakord për të anuluar tenderin e mëparshëm që shpallte fitues kompaninë kroate “Dalekovod”, për ndërtimin e linjave të tensionit të lartë të furnizimit të transmetimit të energjisë elektrike mes dy vendeve dhe për ta ribërë nga e para tenderin, vetëm pjesën që prek territorin shqiptar, kurse Kosova do të vijojë të lidhë kontratën me fituesin e shpallur në tenderin e mëparshëm.
Po sipas mediave kosovare qeveria shqiptare ka pranuar të marrë përsipër edhe kostot shtesë, të cilat shkojnë në rreth 15 milionë euro, nisur nga çmimet e lëndës së parë dhe nga efekti i mungesës së linjave të deritanishme për transmetimin e energjisë mes dy vendeve.
Në lidhje me këtë argument opozita ka akuzuar disa herë se bllokimi i deritanishëm ka qenë i qëllimshëm nga qeveria për të favorizuar sipas saj monopolin serb në tregun shqiptar të energjisë.
Redaksia online
(eç/jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com