Anulohet udhëtimi i sotëm Durrës-Ankona, Autoriteti Portual njofton pasagjerët për mundësitë që kanë

Anulohet udhëtimi i sotëm Durrës-Ankona, Autoriteti Portual njofton pasagjerët për mundësitë që kanë

Porti i Durrësit

Porti i Durrësit njoftoi të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin drejt Ankonës (Itali) pasditen e sotme se ky lundrim nuk do të realizohet për shkak të një problemi që ka pësuar trageti “AF MARINA”.

Riparimi i defektit është bërë i mundur mëngjesin e sotëm dhe për rrjedhojë nisja nga Ankona është bërë me disa orë vonesë.

“Kompania “Adria Ferries” ka vendosur që nisja e ditës së sotme Durrës- Ankona , ora 17.00, të anulohet dhe 483 pasagjerët me 146 autvetura të nisen për Bari me tragetin “AF Marina”. Kompania “Adria Ferries” ka aktivizuar procedurën për asistencë ndaj pasagjerëve sipas normatives UE 1177”, njoftoi Autoriteti Portual i Durrësit.

Porti bën me dije se pasagjerët po njoftohen për ndryshimin e udhëtimit, dhe mund të zgjedhin sipas dëshirës:

  • Të udhëtojnë sot drejt Barit ora 01.00 dhe në kohën e kryerjes së check-in do t’u rimbursohet diferenca e tarifës që vjen si pasojë e ndryshimit të destinacionit
  • Bileta t’i shtyhet automatikisht për një ditë tjetër
  • Të marrin 100% të vlerës së biletes (nëse nuk udhëtojnë).

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025