DURRES-Teksa në sallën e Këshillit Bashkiak zhvillohej mbledhja per Territorialen, jashtë qytetarët e prekur nga projekti TID dolën në protestë.
Janë banorë të qendrës që vazhdimisht kanë protesuar kundër TID, ndërsa këtë herë e radikalizuan protestën, duke hedhur vezë në drejtim të godines se bashkise. Po keshtu vezet u hodhen dhe ndaj makinës së kryebashkiakes, Emirjana Sako.
Transformimi i Integruar i Durrësit (TID) synon rijetëzimin e zonës historike dhe krijimin e një hapësire të integruar arkeologjike dhe turistike, që përfshin zonën e Amfiteatrit dhe Bulevardin Epidam. Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave, vlerën e kompensimit dhe procedurat e ndjekura për shpronësimet.
Në emër të protestuesve, Rita Kazazi i bëri thirrje juristes së Bashkisë, Almeida Roshi, që të marrë pjesë në seancat gjyqësore në Gjykatën Civile për çështjen e banesave të prekura nga projekti.
Ndërkohë, në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak nuk ishte projekti TID por Reforma Territoriale. Edhe pse Durrësi nuk preket nga reforma, Kuvendi u ka kërkuar të gjithë këshillave bashkiak të shprehin mendim në parim.
Opozita braktisi sallën e mbledhjes, teksa këshilltarët e majtë votuan pro Territoriales që pritet të kalojë të enjten në Parlament.









Komente
Komento