Lidhja dyvjeçarje e këngëtares së njohur, Dua Lipa dhe modelit Anwar Hadid ishte mjaft e përfolur, aq shumë sa çifti gjendej pa ekzagjërim çdo javë në kopertinën e gazetave të huaja rozë.
Sidoqoftë, një muaj më parë Dua u shkëput nga marrëdhënia me Anwar, shkaqe të cilat artistja nuk është zgjatur t’i shpjegojë. Por në këndvështrimin e modelit 22- vjeçar ka ende ‘dritë në fund të tunelit’, ai shpreson se do të rikthehen së bashku. Lajmin entuziast e dhanë burimet e HollywoodLife ku nënvizuan faktin se mes tyre, pavarësisht ndarjes ende ekzistonte një marrëdhënie pa hatërmbetje dhe se nuk kishin tensione me njëri-tjetrin.
Edhe pse nuk ka një reagim fort të ngjashëm nga këngëtarja, motrat e Anwar supermodelet e njohura, Gigi dhe Bella Hadid ndajnë të njëjtin qëndrim si vëllai i tyre. Ato e shohin marrëdhënien e Duas dhe Anwar si shumë të mirë. Supermodelet gëzojnë një respekt të madh për artisten pasi kanë edhe një miqësi prej vitesh dhe shpresojnë njëlloj si vëllai i tyre që lidhja e dyshes të funksionojë.
Ky gjithsesi mbetet një lajm që shumë fansa të Duas nuk do e donin pasi sipas tyre, çifti nuk kishte shumë përputhshmëri së bashku, madje shpesh herë Dua është kritikuar për shijet e saj tek djemtë. A mos ndoshta Dua është ndikuar nga fansat e saj?
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.9%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1565
Lajme të tjera
-
FOTOT: Dua Lipa pushton kopertinën e revistës prestigjoze
19 Prill, 17:39
-
E pazakontë/ Italiani i humbur prej javësh pasi ra në dashuri me “Dua Lipën” në Facebook! I dërgoi 5 mijë euro, por pasi ajo u zhduk...
11 Prill, 22:47
-
Dua Lipa statujë prej dylli në Turqi
5 Prill, 11:21
-
Dua Lipa kthehet në shkollën e saj fillore në Londër, ja çfarë u tha nxënësve
9 Mars, 12:11
-
Dua Lipa bën histori, më e dëgjuara në Spotify
8 Mars, 12:43
-
Gigi Hadid magjeps me paraqitjen e rrallë në Javën e Modës në Paris
5 Mars, 14:28
-
Dua Lipa shkëlqen në BRIT Awards, fiton çmimin 'Best Pop Act'
3 Mars, 16:21
-
Dua Lipa do të hapë ceremoninë e çmimeve BRIT 2024
2 Mars, 15:47
-
Dua Lipa rrëfen e prekur për periudhën kur u largua nga Kosova
23 Shkurt, 17:30
-
FOTOT/ Dua Lipa shkëlqen në ndarjen e çmimeve Bafta, por mungon ecja në tapetin e kuq me të dashurin e ri
19 Shkurt, 11:11
-
Reperët izraelitë thirrje për vrasjen e Dua Lipës, hiti bën xhiron e rrjetit: Çdo qen do marrë atë që meriton
15 Shkurt, 14:09
-
VIDEO/ 'Hyp se të vrava, zdryp se të vrava', moderatori amerikan flet shqip! Dua Lipa kalon me sukses 'testin'
9 Shkurt, 12:02