Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e Albërie Hadërgjonaj, e njohur si këngëtare, prej kohësh nuk po jeton më në Shqipëri. Ajo është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton në një apartament me grimierin e Kim Kardashian, me të cilin është shprehur se ndan qiranë.

Sot ajo ka publikuar në Instastory pasaportën e saj amerikane dhe pas urimeve të miqve, ka sqaruar këtë postim duke shkruar:  “Shumë njerëz më kanë uruar sot për nënshtetësinë time amarikane. Faleminderit, por ky është një lajm i vjetër. Unë kam lindur atje dhe kjo është e vetmja nënshtetësi që kam, që nga dita kur kam lindur; na duhet pashaporta shqiptare tani”.

Postimi i Anxhelina Hadërgjonaj në rrjetin social Instagram

1/2