AP: Meta s’pranon kërkesën për
dhënie pasaportash për kosovarët

AP: Meta s’pranon kërkesën për<br />dhënie pasaportash për kosovarët<br>
Mediat e huaja kanë pasqyruar vizitën e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në Kosovë dhe takimet e tij me zyrtarët e lartë të shtetit. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare nga kjo vizitë, ka qenë "refuzimi" që Meta i ka bërë homologut Hashim thaçi për pajisjen me pasaporta të shqiptarëve të Kosovës.

Aktualisht, qytetarët e Kosovës janë të vetmit të cilët janë të përjashtuar nga zona e udhëtimit pa viza evropiane për shkak të problemeve të demarkacionit me Malin e Zi, shkruan AP. Ilir Meta, i cili po viziton Kosovën, tha se zgjidhja ishte "përmes dialogut". Bashkimi Evropian këmbëngul se Kosova duhet të miratojë marrëveshjen e demarkacionit përpara se qytetarët e saj të liberalizohen vizat në zonën shenjen.

Deputetët e opozitës në Kosovë kanë refuzuar të ratifikojnë marrëveshjen, duke thënë se Kosova do të humbiste territoret e saj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…