AP, thirrje të arratisurve nga
burgu i Trikallas: Dorëzohuni!

AP, thirrje të arratisurve nga<br />burgu i Trikallas: Dorëzohuni!
TIRANE- Avokati i Popullit i ka bërrë thirrje shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallas në Greqi, të vetëdorëzohen në mënyrë që të mos ketë më humbje jetësh njerëzore. Në një dalje për mediat, lidhur me zhvillimet më të fundit në shtetin grek pas arratisjes së 8 shqiptarëve nga burgu i Trikallas, Avokati i Popullit, Igli Totozani është shprehur se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim këtë situatë, bazuar në ankesen e depozituar në institucion nga familjarët e një prej personave të arratisur. Deri tani 3 prej tyre kanë mbetur të vrarë si pasojë e aksioneve të policisë greke për kapjen e tyre, rte u kapën, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.
 
“3 prej personave të arratisur kanë humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë greke, si dhe kanë humbur jetën një polic dhe një shtetase e këtij vendi. Avokati i Popullit shpreh keqardhjen për humbjen e jetëve njerëzore. Avokati i Popullit i bën thirrje shtetasve shqiptarë dhe autoriteteve për një zgjidhje të shpejtë të problemit duke shmangur përdorimin e mëtejshëm të forcës. Pavarësisht arsyeve dhe rrethanave në të cilat kanë ndodhur humbja e jetëve, Avokati i Popullit vlerëson se është e një rëndësie primare që e drejta e jetës të ketë përparësi ndaj çdo lloj mase e cila sjell pasoja fatale për humbjen e saj. Në këto kushte ne mendojmë se: vetëdorëzimi i shtetasve shqiptarë të arratisur nga burgu do të shmangte përdorimin e mëtejshëm të forcës, i cili pa dyshim do të sillte humbjen e jetëve të tjera dhe do të bënte që trajtimi i problemit t’u kthehej organeve të drejtësisë”, u shpreh Totozoni.
 
Ndërkaq, Avokati i Popullit iu drejtua dhe institucioneve përgjegjëse shqiptare, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe strukturave të saj në shtetin fqinj, që të negociojnë për dorëzimin e shtetasve shqiptarë, në mënyrë që të garantojnë jetën e tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!