Figuronte i papunë, por vlonjatit të dyshuar për trafik droge i sekuestrohen 360 mijë € pasuri

Figuronte i papunë, por vlonjatit të dyshuar për trafik droge i sekuestrohen 360 mijë € pasuri

Prokuroria e Vlorës

VLORË-Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë sekuestruar pasuri me vlerë 360 mijë euro të një personi me inicialet J.J, i cili dyshohet se i ka vendosur përmes veprimtarisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Pas hetimeve disa mujore për akuzën e pastrimit të parave është vendosur masa e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë. Mes pasurive të sekuestruara janë 2 apartamente, 2 dyqane, 2 vende parkimi, 6 garazhe dhe një automjet tip BMW. Vlera totale e këtyre pasurive arrin deri në 360.000 euro.

Pasuritë e sekuestruara;
▪2 apartamente banimi në lagjen "10 Korriku" Vlorë
▪2 ambiente shërbimi - dyqan, në lagjen "Pavarësia" Vlorë
▪2 vende parkimi në lagjen "Pavarësia" Vlorë
▪6 garazhe të ndryshme në lagjen "10 Korriku" Vlorë
▪1 automjet tip BMW.

Personi me inicialet J.J. që iu sekuestrua pasuria nuk kishte asnjë biznes të regjistruar në emrin e tij në Shqipëri dhe figuronte si i papunë, ndërkohë që kishte pasuri 360 mijë euro pasuri.

Sipas burimeve të gazetarit të Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili dyshohet se ai ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge, ndërsa autoritetet shqiptare i kanë bërë kërkesë vendit fqinj për t’u njohur me dosjen nëse ka.

E ndërsa nuk publikohet emri, kreu i prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli shprehet se procedimet nisin kur personi ka qenë nën hetim ose i dënuar më parë. Sipas tij, J.J nga të dhënat e deritanishme nuk e justifikon pasurinë.

Policia e Shtetit deklaron se po vijon punën për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 20/11/2018 19:35

    Nqs e di njeri se ku ja qene emigrant ky JJ ju lutem ma beni te ditur se kan 28 vjet ne Austri dhe i kam apo jo 20.000 € kursime. Do me beni nder te ndjek shembullin e tij dhe mbase i bej dhe une 300.000 €.

    Përgjigju
    • X klaudion: 21/11/2018 06:43

      Aty ku je ti,jeton hala ne shpine e babushit tend ,ndersa ne na duhet me thy kurrizin per me e pagu qerane apo huane nder banka...nuk eshte fushe me lule

    • Klaudio: 20/11/2018 22:11

      O Tirona po as 1000 euro ne vit spaske kursyer o derebardhe? Po aq i kursen ne Shqiperi or burre i dheut....

  • Gdhsh: 20/11/2018 15:22

    Ca eshte ky budallallik. Akoma nuk e dine ne eshte i denuar ne itali apo jo. Si sekuestroke ti pasurine e tjetrit kot me kot vetem me dyshime. Ca shtet karri eshte ky? Po bejne sic beri Enver Hoxha qe u sekuestroi pasurine te pasurve.

    Përgjigju
  • Vloreee: 20/11/2018 13:46

    Ore po si mund ti sekuestrosh pasurit tjetrit kur ka punuar 25 vjet ne emigrim.... dhe sja sekuestroin ktyere kuneterve ...vjerrit .... kunates... vllait ... motres.... te ktyre politikanve tan qe as kan punuar nje dite te vetme.....

    Përgjigju
    • Coli: 20/11/2018 15:04

      Me rradhe babi

  • ari: 20/11/2018 13:08

    i kan kerkuar lek su ka dhen.Ajde shtet ajde.Po ne kemi 30 vjet ne emigrim dhe kemi qen pa letra dhe pa letra jemi prape. Ku ti deklaroim lekt e fituara ne ayte e tyre tu pellcasin

    Përgjigju
    • Sulo: 21/11/2018 04:25

      Po pse ore me ere trendafili eshte ushqyer ky? Po qera ka paguar ky? Po siguracion ka paguar ky? Po drita, uje gaz ka paguat ky? Po makinen ja kane falur ktij. Zog paska qene ky?

  • ben: 20/11/2018 12:38

    po ca bejn kta. si i bllokojn njerzeve pasurin tjetri ka punuar jasht si mund ti justifikoj. ne qoftese esht kap me gje esht tjeter gje

    Përgjigju
    • ben:: 20/11/2018 13:25

      Ai ka punuar me motrën time dhe mund ti justifikoj aq Euro.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?