Kush po i shtrenjton apartamentet? Flasin ekspertët: Ndikon pastrimi i parave dhe kostot e rritura të materialeve të ndërtimit

Rritja e çmimit të apartamenteve me afro 9 për qind në rang vendi, për ekspertin Zef Preçi nuk reflekton luhatjet e tregut, por vjen si pasojë e pastrimit të parave. Një metër katror në periferi të Tiranës arrin 1000 euro, ndërsa në zonat pranë qendrës deri mbi 2500 euro, çka sipas Preçit nuk reflekton kërkesë-ofertën por nevojën për formalizimin e parasë të pisët.

“Rritja e çmimeve të pasurive të patundshme, qoftë për qëllime rezidenciale qoftë për biznes, nuk reflekton rritjen e kërkesës dhe as rritjen e disa elementeve të kostot, por reflekton pikërisht pompimin në ekonomi të parave informale dhe kriminale. Është një rritje çmimi që nuk pasqyron kërkesën dhe ofertën. Po ashtu pasqyron edhe defektet që ka sistemi ynë fiskal, pasi nëse një sipërfaqe ndërtimi pajiset me lejen e shfrytëzimit dhe ajo nuk shitet, ajo nuk është subjekt i tatimit, ndërsa kur ndryshon korsi ajo tatohet. Në botë nuk ka dallime të tilla, sepse synohet akselerimi i tregut, dhe çdo pasuri konsiderohet dhe pasuri kombëtare”, thotë eksperti Zef Preçi.

Ndërtimi ishte sektori i preferuar për të pastruar paratë në 2021, sipas një raporti të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, ku rastet më të shumta të identifikuara ishin në këtë treg. Ndërsa agjencitë imobiliare, shkakun e shtrenjtimit e shohin tek kostot e rritura të materialeve të ndërtimit.

“Ne si treg imobiliar u bë vite që po përballemi me rritje të çmimeve, por ky vit ka pasur çmime akoma më të rritura, i ndikuar direkt nga kostot e ndërtimit dhe detyrimisht do të reflektohet edhe tek çmimi i pronës. Në moment që shtrenjtohen apartamentet e reja, të rriten edhe të tjerat, pasi në moment që nuk blen dot një apartament me çmim 2000 euro metri katror, do të shkosh tek ato që janë më lirë dhe duke u rritur kërkesa rritet dhe çmimi i tyre”, thotë Ervin Demirxhiu.

Sipas Bankës së Shqipërisë çmimet e apartamenteve në vitin e kaluar u rritën me 9% në raport me 2020, dhe vetëm në Tiranë rritja ishte 12.3%.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb