Një apartament është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë. Gazetari Armand Xhelili bën me dije se tre bombula gazi kanë rrjedhur duke krijuar një situatë të rëndë për banorët, por dhe për vetë zjarrëfiksit.

Në katin e tretë të pallatit ku për fat të mirë nuk ka pasur banorë dy nga bombulat kanë shpërthyer duke bërë që flakët të djegin një dhomë të apartamentit. 

Policia largoi banorët, ndërsa forcat zjarrfikëse bën të mundur shuarjen e flakëve.