Vlorë - Një apartament në një pallat është përfshirë sot nga flakët në zonën pranë rrugës Transballkanike, Vlorë.

Sipas informacioneve në vendngjarje ndodhet policia dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e flakëve dhe mospërhapjen e tij në banesat e tjera,

Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota.