TIRANE- Përveç problemit të toponimeve për emigrantët shqiptar, tashmë ata pritet të përballen edhe me një problem tjetër që ka të bëjë me shtetin fqinj, Greqinë, mosrinovimin e lejeve të qëndrimit të tyre në Greqi. Kjo prek të gjithë ata shqiptarë që kanë lindur në Greqi dhe që preken edhe nga problemi i toponimeve.

Në lidhje me këto probleme që po kalojnë emigrantët shëiptar në Greqi, kreu i PS në degën Selanik si dhe përfaqësues të tjerë të emigrantëve kanë zhvilluar disa takime me deputetë të PS, përfaqësues të qeverisë si dhe me Këshillin e të Urtëve në PS, ku shprehen të gatëshëm që të ripërsërisin pasaportatt brenda kushteve ndërkombëtare që kërkon shteti grek.

Edhe pse kjo do të ketë kosto të lartë, vetë emigrantët janë në gjende që të marrin përsipër ato, sesa të përballen me gjyqe me palën greke, të cilat kushtojnë më shumë për ta. “Kush fëmijë e ka të shkruajtur emrin gabim jo sipas kushteve mbarë kombëtare nuk do rinovohen më dokumentet e lejeqëndrimit. Diplomacia deri tani po fle gjum. Shqiptarët tanë po vuajnë dita ditës. Shqiptarët atje thonë që të shkojmë në Shqipëri e të ndërrojmë toponimet nga në shqip në gjuhën standarte.

Kjo është shumë e thjeshtë që mund të bëhet me një urdhëresë të brendshme. Ne kishim një takim me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme në lidhje me këtë dhe na tha që kjo ka një kosto. Këtë koto e paguajnë qyetarët shqiptqar”, tha Tomor Demiraj, kreu i PS, në Selanik. Ndërsa sekretari i PS, Spiro Janaqi kujtoi dhe një herë premtimin e qeverisë. “Me ardhjen në pushtet të qeverisë për të cilën ne kontribuam, ky ishte dhe premtimi i njerëzve tanë që kjo do të ishte një çështje e thjeshtë. Ne mendonim se kjo do të ishte një zgjidhje e një dite. Ne jemi mburrur para emigrantëve shqiptar”, tha ai.

PDIU: Shqipëria dhe Greqia duhet të gjejnë një zgjidhje përfundimtare
PDIU ka reaguar në lidhje me kushtëzimet greke për toponimet për gjithë ata që po rinovojnë dokumentat. Sipas PDIU, Greqia luan me çështjen e toponimeve në mënyrë joserioze për një shtet të Bashkimit Europian. “PDIU ka mësuar me shqetësim krijimin e një problemi të ri për bashkatdhetarët tanë që rinovojnë dokumentat greke, mbi bazën e dokumentave shqiptare që kanë toponimet në shqip. Ky është një problem i ri mbi bazën e një problemi të vjetër i cili do duhej të parashikohej që në fillim nga autoritetet e dy shteteve. Pala greke duhet të jetë serioze.

Ajo s’mund të premtojë për një çështje si kjo e toponimeve, vetëm për një aspekt problematik të saj- kalimin e kufirit, por për të gjithë gamën e problemeve që mund të krijoheshin. Nga njera anë, Greqia shtet anëtar i BE-së, premton se do gjejë zgjidhje, nga ana tjetër bën presion mbi emigrantët. Dy vendet tona duhet patjetër ta zgjidhin në themel të gjithë problematikën që mund të krijohet duke u mbështetur në legjislacionin ndërkombëtar më të përparuar dhe jo në vullnetin e atij që e konsideron veten, shtet i fortë”, thuhet në deklaratën e PDIU.

 
Shkrimi u publikua sot (10.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)