Apeli dënoi Belerin, kreu i FRESSH në Himarë kërkesë KQZ: Shpall pavlefshmërinë e mandatit, të mbahen zgjedhjet e reja

Apeli dënoi Belerin, kreu i FRESSH në Himarë kërkesë KQZ: Shpall pavlefshmërinë e mandatit, të mbahen zgjedhjet e reja

TIRANË- Pas dënimit të Fredi Belerit me vendim të formës së prerë nga Apeli i Posaçëm, Bashkia e Himarës pritet të shkojë drejt zgjedhjeve për kryetarin e ri. Kryetari i FRESSH në Himarë, Eugen Likaj i është drejtuar me një kërkesë KQZ për të shpallur pavlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Më 25 qershor Apeli i GJKKO vendosi 2 vjet burg për Fredi Belerin kryetarin e zgjedhur të Himarës duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm që e shpall fajtor për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit 2023. 

Beleri garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Berisha-Meta kur u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, i kapur në flagrancë duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Katastrofë, Italia humbet fytyrën dhe masakrohet nga Zvicra’/ Mediat italiane nuk i kursejnë kritikat ndaj kombëtares

‘Katastrofë, Italia humbet fytyrën dhe masakrohet nga Zvicra’/ Mediat italiane nuk i kursejnë kritikat ndaj kombëtares