Apeli e la pa vulë, Basha akuzon për bashkëpunim Berisha-Rama: Koalicion antivlerash! Kauza jonë nuk sjell vemje e servilë

Pasi Apeli i dha vulën e PD-së Sali Berishës, Lulzim Basha ka mbledhur strukturat. Pas një takimi me krerët e degëve, Basha tha se në mbledhje është shprehur qëndrimi se vendimi i Apelit është i padrejtë dhe i pa bazuar në ligj. Ndërsa, tha se po shqyrtohet mundësia për rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ndëkohë, Basha akuzoi se ka një bashkëpunim mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Sipas tij, sot ka triumfuar një koalicion antivlerash, që mban peng tranzicionin e tejzgjatur shqiptar. 

Basha nuk doli me një vendim, por tha se do vijojnë bashkëbisedimin me qytetarët dhe demokratët për vlerat dhe kauzën e PD, kauzë për të cilën tha se nuk sjell ushtarë të kryetarit, vemje apo servilë.

Kam dëgjuar me vëmendje anëtarët e kryesisë dhe kolegjit të kryetarëve, mendimet e tyre, ngjarja sapo ka ndodhur dhe pavarësisht kohës nuk kemi shteruar gjithçka. Një gjë është e sigurt, demokrat s’të bën as vula, as logo, por vizioni, vlerat, parimet, bindjet. Parimet tona janë ato të një Shqipërie demokratike ku gjithkush ka mundësinë të avancojë sipas mundësive dhe aftësive personale dhe lirisë që duhet t’iu ofrojë qeverisja dhe jo siç është katandisur nën qeverisjen e Ramës. Ajo që na lidh me shqiptarët është bindja se Shqiptarët meritojnë më shumë, meritojnë një fund të këtij cikli dhimbjesh të shkaktuara nga tranzicioni, i tejzgjatur. Meritojnë një kulturë të re politike dhe për këtë natyrisht si demokrat dhe shqiptar, marrim përgjegjësitë tona. Me këtë vetëdije do ta vazhdojmë këtë bashkëbisedim me demokratët, shqiptarët dhe pas përmbylljes së bashkëbisedimit do marrim vendimet.

Parti të re apo vijim i betejës ligjore?

Ajo që kemi vendosur në këtë bashkëbisedim, është që s’duhet të lëmë askënd jashtë apo pa e marrë me vete në këtë vendimmarrje. Ka me dhjetëra, qindra, mijëra demokratë dhe qytetarë që qëndrojnë dh e besojnë për të njëjtat vlera si PD, si ne. Kjo betejë s’ka qenë as për vulë, as për logo, as për karrige. Kështu që bashkë me ta do gjejmë rrugët më të mira për të çuar para këtë vizion që kemi për Shqipërinë.   

A quheni edhe ju përçarës?

Gjithë mitet dhe konsipiracionet besoj që kanë rënë sot. Duket qartë që është përvijuar një tjetër koalicion antivlerash në horizont. Besoj se këtë e kuptojnë të gjithë ata që duan me të vërtetë largimin e Edi Ramës. Jo alibi për të mbajtur Edi Ramën në pushtet dhe veten në karrige të opozitës. Kjo ëhstë një çështje që duhet ta debatojmë, edhe me ata që deri më sot mund të kenë besuar disa prej këtyre konspiracioneve. Gjëja më e mirë për një shoqëri është t’i nënshtrojë çdo dyshim një debati thelbësor dhe gjëja më e ligë që kjo qeveri ka investuar në këto vite është t’i ikë këtij debati. Për këtë arsye ju ka goditur juve si media, ka zvogëluar hapësirën e debatit publik. Nuk kemi ndërmend të biem pre e kësaj loje. Shqiptarët dhe demokratët meritojnë të dinë se si PD dhe demokratët do jenë në gjendje të largojnë këtë qeveri. Nëse vendimet që ne marrin i shërbejnë kësaj ne do ecim para me këto vendime, por nëse përpiqen të na bëjnë pjesë të alibive për të mbajtur në këmbë pazare të reja dhe të vjetar, te ne do gjejnë të njëjtin forcë rezistence, fuqi, realitet politik, siç u provua edhe në rastin e amnistisë kemi treguar se jemi krah njerëzve.

A është Lulzim Basha për krijimin e një partie të re dhe a ekziston mundësia e krijimit të një fraksioni në PD?

Unë ndihet demokrat dhe si demokrat bashkë me kolegët e mi, kemi një përgjegjësi ndaj atyre që këtë betejë e bëjnë për vlerat e demokratëve, jo për vulë, karrige, as logo. Ky është një moment, edhe për ata që konspiracionet që u kanë shitur se ky ka qenë bashkëpunim mes Ramës dhe PD, s’ka dhe s’ka patur kurrë një bashkëpunim të tillë. Rama e ka kuptuar prej fillimit që kundërshtari serioz për pushtetin e tij ka patur PD, Lulzim Bashën dhe ata që kanë besuar prej fillimit që mund të ecim para vetëm me një aleancë me qytetarët dhe aleatët ndërkombëtarë. Jemi në një situatë ku duhen marrë vendime serioze. Partneritet ynë është me qytetarët, me drejtësinë e reformuar që po kërcënon interesat e të korruptuarve shqiptarë, të qeverisë shqiptare dhe është me partnerët euroatlantikë. Mbi bazën e këtyre aleancave dhe në diskutim me të gjithë demokratët ne do marrim vendimet e duhura.

Vazhdoni t’i qëndroni të njëjtës retorikë për të mos e komentuar vendimin e marrë nga Apeli?

Është standard, nuk është retorikë. Në dy takimet që kemi pasur ka një ndjesi të përligjur të padrejtësisë së këtij vendimi.

A i trembeni braktisjes nga mbështetësit tuaj?

Nuk i tremben asgjëje fiktive, as logo, as vula, as karrigia s’të bën demokrat më të mirë dhe qytetar më të mirë. Demokrat më të mirë të bën vendosmëria për t’u përballur me të keqen, me korrupsionin, qytetar më të mirë të bën bashkëudhtëimi me kauzat.

A është hedhur ideja e rekursit?

Po është hedhur ideja e rekursit, po konsiderohet nga juristët. Ka një konstatim juridik që vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar në ligj.

Do e vazhdoni betejën edhe pa ta?

Kauza jonë nuk sjell rreth vetes ushtarë të kryetari, vemje servilë, ushtria jonë është ushtria e shpirtrave të shqiptarëve që duan një Shqipëri ndryshe. Angazhimi ynë është për një Shqipëri më të mirë.  


Lajmi kryesor:

Apeli e la pa vulë, Lulzim Basha mbledh strukturat: Vendimi i padrejtë, po shqyrtohet rekursi! Vazhdojmë betejën, me njerëzit s'më lidh karrigia


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë

Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë