Apeli i Bidenit drejtuar Izraelit: Të kurseni civilët

Apeli i Bidenit drejtuar Izraelit: Të kurseni civilët

1697814954_joebidenluftaneukraineluftanerripinegazessulmohetizraeli.jpg

Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se Izraeli jo vetëm që ka të drejtën, por "përgjegjësinë" për të mbrojtur veten pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit, por se duhet të bëjë gjithçka që mundet për të kursyer civilët palestinezë në Rripin e Gazës. 

"Izraeli ka të drejtë dhe unë do të shtoja përgjegjësinë për t'iu përgjigjur masakrës së popullit të tij. Izraeli duhet të bëjë gjithçka në fuqinë e tij, sado e vështirë të jetë, për të mbrojtur civilët e pafajshëm”, tha Biden.

Udhëheqësit diskutuan zhvillimet në Gaza dhe përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur dhe siguruar lirimin e pengjeve, duke përfshirë qytetarët amerikanë që ne besojmë se mbahen nga Hamasi. Të dy udhëheqësit më pas trajtuan çështjen e "kalimit të sigurt për shtetasit e huaj që dëshirojnë të largohen sa më shpejt nga Gaza". 

Më pas Biden iu referua "mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për rrjedhën e ndihmave humanitare për popullsinë civile në Gaza" dhe tha se ai mirëpret përpjekjet për ta rritur atë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Tanke izraelite në Gazën veriore! Gantz: Hamasi do të goditet kudo, edhe jashtë vendit! Erdogan - Papës: Izraeli po masakron Palestinën


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Paradite futbollit, pasdite trajner! Granit Xhaka nis detyrën e re

Paradite futbollit, pasdite trajner! Granit Xhaka nis detyrën e re