TIRANË- Me vulën që i dha “Apeli”, Sali Berisha doli fitimtar para demokratëve dhe simpatizantëve të tij, por jo në sytë e ndërkombëtarëve. SHBA që e shpalli “non grata” për korrupsion në 19 maj të 2021-shit mban të njëjtin qëndrim për ata që I fut në listën e zezë “zero bashkëpunim”.
Këtë kujdeset, ta thotë Ambasada e amerikane në Tiranë, në një reagim për Report tv dhe Shqiptarja.com madje me një mesazh të qartë edhe për bashkëpunëtorët e Sali Berishës.
“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA", thuhet në reagimin për Report Tv.
SHBA thotë se angazhohen për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë, sundimin e ligjit dhe luftën kundërkorrupsionit.
"Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në reagim.
Reagimi i ambasadës vjen pasi Gjykata e Apelit i kaloi vulën e Partisë Demokratike, Sali Berishës. Ish-kryeministri u shpall non grata në SHBA në maj të 2021 për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, ndërsa po për korrupsion ai u shpall non grata edhe nga Britania e Madhe më 22 korrik të vitit 2022.
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?
-
Të ikin
62%
-
Të qëndrojnë
29.6%
-
Nuk e di
8.4%
Vota total: 1636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta ndau gruan për hir të luftës me SPAK, po Berisha çfarë do bëjë me 'martesën' që ka me Gaz Bardhin?!
22 Qershor, 21:01
-
Çështja ndaj zotit Trump për dokumentat sekrete – mbrojtja sfidon emërimin e Prokurorit të Posaçëm
22 Qershor, 07:37
-
SHBA/ Luiziana, debate mbi ligjin që detyron shkollat publike të shfaqin “dhjetë urdhërimet” e Biblës
21 Qershor, 22:32
-
Ylli Pata: Dinastitë e Lalzit: 'Vanity Fair' e elitës cipëplasur që 'rrëzoi' komunizmin
21 Qershor, 21:57
-
Zyrtari i DASH flet për nismën e PS: Çdo reformë shtesë në drejtësi të mos prekë pavarësinë e gjyqësorit e prokurorëve! SPAK po bën punë të shkëlqyer
21 Qershor, 18:20
-
U largua nga grupi i PD, Alibeaj për Report Tv: S'bëhem pjesë e berishizmit! Berisha drejt humbjes së sigurt në 2025! Garojmë me parti të re
21 Qershor, 18:12
-
Daut Gumeni: Gabimi që do fundosë Berishën!
21 Qershor, 17:38
-
Protestat para bashkisë/ Veliaj ironizon Këlliçin: Ky vetëm lyen flokët, sa flokë ka mbjellë ai, aq shkolla kemi bërë ne
21 Qershor, 17:21
-
Kërcënimi i Putin për dërgimin e armëve në Korenë e Veriut, SHBA: Një veprim i tillë mund të shkelë rezolutat e OKB-së
21 Qershor, 14:11
-
Arti në zi, shuhet aktori Donald Sutherland në moshën 88-vjeçare
21 Qershor, 12:00
-
SHBA, numri i faqeve me lajme të rreme në internet, më shumë se faqet e mediave legjitime
21 Qershor, 08:45
-
Luiziana u kërkon shkollave publike të shfaqin në klasa 'Dhjetë Porositë' e Biblës
20 Qershor, 21:15
Ahh more Sali cte gjeti buze e pa qeshur..dridhe perdridhe prap monster politike ngelesh ,fat per shqiptaret qe kane Ameriken ne krah.
PërgjigjuDo shohim kur te behet kryeminister a do ndryshoje apo jo?
PërgjigjuMezi po pret e tito. Po vdes te zaptosh ndonje toke. Ai esh merrum o tit. Ka marre fund.
Po do bëhet