Laboratori i heroinës në Has/ Apeli i GJKKO jep vendimet për 17 të arrestuarit e grupit Avdylaj! Më herët iu sekuestrua pasuria prej 5 mln euro

Laboratori i heroinës në Has/ Apeli i GJKKO jep vendimet për 17 të arrestuarit e grupit Avdylaj! Më herët iu sekuestrua pasuria prej 5 mln euro

TIRANË- Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin për të pandehurit në fraksionin e tretë të dosjes 339. Ajo ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO, prej 125 vitesh e 2 muaj burg 17 të pandehurit për tregtim të heroine si dhe për laboratorin e drogës në Has. Admir Hoxha, që njihet si ideatori i krijimit të laboratorit të zbuluar në Brenog të Hasit si dhe bashkëpunëtorëve të tij,  grupi i i Avdylajve të Shijakut, por edhe të tjerë në Lezhë, Fier dhe Sarandë.

Më herët këtij grupi i është sekuestruar edhe pasuria, e cila kapte vlerën e 5 mln eurosh. 

Kjo dosje penale ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016 nga prokurori Anton Martini, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicie, prokuroria ka marë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë.

Kjo pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Çështja është rregjistruar në dhjetor 2016 tek Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës,ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut.

Dënimet e GJKKO
Gjevi Ndoka me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Esat Mehmeti me 10 (dhjetë) vjet burgim
Petrit Sulejmani me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Saimir Sulejmani me 8 (tetë) vjet burgim
Altin Avdyli me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Hajri Seferi me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Orges Jahelezi me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Mario (alias Edinjo) Zeqiri me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Elton Shehaj me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Ardit Gjyriqi me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Admir Hoxha me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim
Hekuran Hoxha me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Xhevit Shuti me 8 (tetë) vjet burgim
Flamur Çelaj me 8 (tetë) vjet burgim
Vehbi Berushi me 8 (tetë) vjet burgim
Shkëlqim Avdyli me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
Anila Shuti për një afat 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kohës së provës të mos kryejë asnjë vepër penale tjetër

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë