Apeli i GJKKO shton dënimin e ish kreut të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe duhet të rikthehet në burg për 1 vit! Fajtor edhe për shkelje të barazisë në tendera

Apeli i GJKKO shton dënimin e ish kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, duke e shpallur fajtor atë edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Më parë  nga shkalla e parë Tushe ishte dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje, kur u dënua me 2 vite e 4 muaj burg. Ndërkohë që Apeli sot e shpalli fajtor edhe për akuzën tjetër. Si përfundim Fatos Tushe është dënuar me 5 vite burgim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij është 3 vite e 4 muaj burgim.

Ndërkohë që Apeli i GJKKO ka vendosur gjithashtu konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit përfundimisht të shumave monetare të gjetura në shtëpitë e Fatos Tushes, Flamur Peqinit, Gentian Nushit dhe Ilva Billos. Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dënimet për të dënuarit e tjerë. Dy vartësit e tij, Flamur Peqini, i dënuar me 2 vite burg e Gentian Nushit, i dënuar me 1 vit e 8 muaj burg u është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Edhe për zyrtarët e tjerë janë konfirmuar dënimet, ndërkohë që disa prej tyre janë konvertuar në shërbim prove.

Vendimi i GJKKO

Fatos Tushe: 3 vite e 4 muaj burg
Flamur Peqini: 2 vite burg
Gentian Nushi: 1 vit e 8 muaj burg
Leonard Sefa:  1 vit 6 muaj burg
Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj burg
Bleta Turku 1 vit e 4 muaj burg (e konvertuar në shërbim prove)
Bardhi Mëhilli 1 vit e 6 muaj burg (e konvertuar në shërbim prove 3 vite)
Ilva Billo 1 vit burg (e konvertuar në shërbim prove 2  vite)
Gazmend Çela 1 vit e 8 muaj burg
Margarita Gjermeni 1 vit e 4 muaj burg
Andri Nusho 1 vit e 4 muaj burg
Bektash Nezha 1 vit e 6 muaj burg
Andia Simoni 1 vit e 2 muaj burg
Ledi Aleksi 8 muaj burg (e konvertuar në shërbim prove 1 vit e 4 muaj)

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021, me ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra më 7 korrik 2021 nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen