GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka kërkuar shuarjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’, me argumentim se janë shkelur të gjitha afatet e paraburgimit.
Avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Cakrani tha se gjykata nuk e ka arsyetuar aspak vendimin e dhënë duke shtuar se kjo krijon precedent të rrezikshëm për Metën.
“Kërkuam shuarjen e masës së sigurisë sepse ka plotësuar të gjitha kriteret e bazuara në ligj. Ne e kishim të bazuar kërkesën. Fakti që gjykata nuk merr parasysh, e në fund tërhiqet sikur do të marrë ndonjë vendim të llahtarshëm. Gjykata sot ka krijuar precedentin e rrezikshëm të mbajtjes peng të Metës në burg.
Se dimë çfarë vendimmarrje do marrë gjykata do e kalojë për gjykim apo do e kthejë për gjykim. Jemi në errësirë totalë sa i përket çështjes së zotit Meta. Tha kam rrëzuar kërkesën, s’e dimë vendimin e arsyetuar. Ka krijuar precedent të rrezikshëm sot me zotin Meta. Afati 1-vjeçar është ezauruar dje, dhe teknikalitetet që mund të gjejë gjykata për të justifikuar vendimin e saj. Nesër do shqyrtohet kërkesa për revokimin. Shuarja është një moment i rëndësishëm procedural sepse janë plotësuar afatet e paraburgimit”, tha avokati Kujtim Cakrani.
SPAK e ka marrë Ilir Metën të pandehur për 3 vepra penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Edhe Monika Kryemadhi përballet me të njëjtat akuza si ish bashkëshorti i saj, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.
Komente












Ne fakt kjo eshte nder te paktat ceshtje ku drejtesia po zbatohet ashtu si duhet. Ky kriminel duhet te kalbet ne burg.A kujtoni qe 4 te pafajshem u vrane me 21 Janar per korruspionin e ketij personi? A e kujtoni qe pas ekzekutimit te tyre ky llum i quajti ata kokepalare?
PërgjigjuE dua në burg këtë familje mafioze.Janë shumë të ndyrë,janë mega të korruptuar.
Përgjigju