Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto priti sot në një takim ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler.
Gjatë takimit, Haxhinasto paraqiti si një sektor të rëndësishëm bashkëpunimi transportin ajror, në të cilin kompanitë austriake mund të angazhohen në investime të infrastruktuës aeroportuale, veçanërisht pas heqjes së ekstkluziviteti të operatorëve të Aeroportit të Rinasit, bëjnë me dije burime zyrtare nga MTI.
Haxhinasto vlerësoi si mundësi konkrete bashkëpunimin në sektorin e transportit hekurudhor. Ai vlerëroi eksperiencën austriake në këtë sektor dhe shprehu gadishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit edhe në projekte konkrete të infrastrukturës.
Duke folur për procesin e Berlinit, ministri shprehu besimin që pas samitit të Vjenës, për rrjetin bazë të rajonit, Samiti i Parisit në 4 Korrik, do të sjellë rezultate konkrete në drejtim të financimit të projekteve të konektivitetit dhe infrastrukturës.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com