“Zoti President, si njeri e si shqiptar pres nga ju të zbatoni Kushtetutën, ishalla nuk zhgënjehemi”- është apeli i Musa Maçit, një ish i burgosur politik i cili ka vuajtur nga diktatura komuniste, nuk ndodhet në grevën e urisë, por mbështet kauzën e shokëve të tij. Ai mban mbi supe 23 vite burg, dhe 96 vite burg e internim të familjes së tij dhe vetë ka marrë 2 këste nga 4 që duhej të kishte marrë. Ndonëse thotë se kompensimi është qesharak, i bën thirrje presidentit që të paktën këtë kompensim ta marrin ish të burgosurit politik. Të zbatohen ligjet e parlamentit.
”Ne duam të zbatojmë ligjin. Me ligj për 4 vjet duhej të kishim marrë 4 këste, unë kam marrë 2. Vlera është qesharake. Por unë si qytetar respektoj ligjet. Kam një mesazh drejtuar presidentit. Që nga momenti kur jeni votuar në parlament ju nuk bëni pjesë në asnjë parti, ju kanë varë një kumonë dhe asaj keni të drejtë t’i bieni ju e jo të tjerët. Kushtetuta lejon të tubohen të organizohen e protestojnë. Qeveria nuk ka punë të imponojë se çfarë proteste do të bëjnë. Gardiani i Kushtetutës jeni ju. Ligji duhet zbatuar patjetër dhe ju duhet të urdhëroni ta zbatoni. Zoti presidenti, si njeri e si shqiptar pres nga ju të zbatoni Kushtetutën, ishalla nuk zhgënjehemi”- thotë Musa Maçi në një prononcim për Tv A1 Report për gazetarin Kreshnik Zeqaj tek kordonët e policisë që kanë rrethuar çadrën e grevistëve. E ndërsa thoshte apelin Musa Maçi përlotej “Jam befasuar kur e pashë çadrën e rrethuar nga policia.”
Sot në ditën e 22 të grevës së urisë, 11 ish të burgosur politikë shpallën grevën e vdekjes.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com