Rikthehet për rigjykim dosja e konfiskimit të hotelit të ndërtuar në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, nga familja Brahimaj.
Vendimi është marrë nga gjyqtarët Dhurata Haveraj, Sokol Binaj dhe një gjyqtar tjetër i këtij trupi gjykues, të cilët pasi studiuan dosjen hetimore, vendosën ta prishin vendimin e konfiskimit të kësaj pasurie, të marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Sipas argumentit të gjykatës së Apelit, dosja duhet të rigjykohet pasi në gjykimin e shkallës së parë, nuk janë dëgjuar pretendimet e palës së tretë, një biznesmen tjetër që pretendon se ka investuar në këtë hotel.
Pas kthimit të dosjes për rigjykim, sot pritet që në gjykatën e Shkallës së Parë, të rifillojë séanca e parë gjyqësore, për konfiskimin e hotelit të familjes Brahimaj, pasuri kjo që mendohet se është ndërtuar me para të fituara nga aktiviteti i trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit në Itali, i vëllezërve Ermal Brahimaj dhe Isuf Brahimaj. Ky i fundit ka mbetur i vrarë në një atentat me tritol në Gusht 2014.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezultoi se familjarët Brahimaj nuk justifikojnë me burime të ligjshme financiare blerjen e truallit me sipërfaqe 2500 m2, në vlerën 150 mijë euro, si edhe investimin për hotelin, me sipërfaqe totale ndërtimi 3090 m2, në vlerë rreth 100 milionë lekë të reja.
Hetimi për këtë rast, fillimisht është ndjekur nga ana e Prokurorisë së Vlorës, në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë Vendore.
Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, në vitin 2015 gjykata e qytetit vendosi sekuestron preventive dhe më pas, hetimi i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO